Akademia e Shkencave merr në mbrojtje Martin Camajn, pas `zbulimit` denigrues të Auron Tares

Akademia e Shkencave merr në mbrojtje Martin Camajn, pas `zbulimit` denigrues të Auron Tares

14:44, 09/07/2020
A+ Aa A-

Një shkrim i Auron Tares, plot me supozime personale i cili duket se tenton që të bëjë pis figurat e shquara të letrave shqiptare, Ernest Koliqi dhe Martin Camaj, ka ngjallur një debat të madh në opinion dhe mes studiuesve të historisë dhe letërsisë.

Në këtë moment, këtë të enjte ka ndërhyrë edhe Akademia e Shkencave e cila ka marrë në mbrojtje Martin Camajn, duke evokuar edhe njëherë vlerat e tij si shkrimtar dhe studiues.

‘Akademia e Shkencave ka ndjekur debatin e ditëve të fundme për disa personalitete të rëndësishëm të letërsisë, shkencës dhe kulturës kombëtare.

Akademia e Shkencave vlerëson se ky debat nuk ka të bëjë me vlerat dhe kontributet letrare dhe shkencore të personaliteteve për të cilët diskutohet.

Krijimtaria, kontributet dhe vlerat e trashëgimisë letrare, kulturore e shkencore janë për Akademinë e Shkencave kriter themelor për vlerësimin e personaliteteve të botës shqiptare. Ne do të mirëprisnim çdo debat për një problematikë të tillë me objekt të mirëfilltë shkencor.

Në këtë optikë përgjegjësie institucionale, Akademia e Shkencave e ka shprehur qendrimin e vet ndaj vendit që kanë në historinë e letërsisë këta personalitete përmes kërkimeve cilësore në formën e monografive, artikujve shkencorë dhe botimeve enciklopedike të shumë anëtarëve të saj, që qëndrojnë mbi përditshmërinë e debateve mediatike.

Akademia rikonfirmon vlerën e këtyre kontributeve dhe në mënyrë të përmbledhur zgjedh të shqiptohet me fjalët e akademikut Ismail Kadare për Martin Camajn:

Është një nga shkrimtarët më të mirë të kombit shqiptar, me po atë vlerë në prozë sikurse në poezi, dy hapësira të mëdha, me të cilat ai u përpoq të zëvendësonte atdheun e munguar. Ishte po aq i ?sëm në veprën e tij, sa edhe në vizionin për raportet njerëzore brenda familjes së shkrimtarëve. Këto të fundit, për fat të keq, vazhdojnë të jenë kaq munguese në jetën tone’, shkruhet në njoftimi e Akademisë së Shkencave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco