Si ia kanë rregulluar fjalimin Shahinit, që fjala 'diktaturë' apo 'regjim komunist' të mos përmendet

Si ia kanë rregulluar fjalimin Shahinit, që fjala 'diktaturë' apo 'regjim komunist' të mos përmendet

12:47, 09/07/2020
A+ Aa A-

Nga Jonila Godole.

Ministrja e Arsimit eshte pergjigjur sot ne interpelance nder te tjera ne lidhje me ngjarje dhe figura historike qe nuk pasqyrohen ne tekstet e historise ne shkolla.
Duke perfituar nga formulimi jo i drejtperdrejt i pyetjes, ajo u pergjigj se eksperte te huaj kane rekomanduar qe „historia e vone te mos shtjellohet me shume detaje perderisa eshte ende delikate dhe e ndjeshme ne shoqeri…“

Keshilltaret e saj ia kane frame-uar pergjigjen ne menyre te tille qe fjala „diktature“ ose „regjim komunist“ te mos permendet, madje te ngaterrohet qellimisht me historine e tranzicionit. Keshtu ministrja perkufizon si „histori te vone“ 30-40 vitet e fundit - dmth 12 vite komunizem dhe 28 vite demokraci… Hajde logjike hajde!

Ose ministrja mendon se dallimi mes diktatures komuniste dhe periudhes qe pasoi nuk ka ndonje diference mes tyre, qe do te nenkuptonte se jemi ende ne diktature?! Ose ajo mendon se diktatura komuniste nuk ka ndonje dallim me sistemin qe e pasoi dhe qe do ta kualifikonte regjimin komunist ne nje demokraci te brishte, hibride, si kjo qe kemi sot?! O njera, o tjetra se te dyja nuk qendrojne dot.

Nje pyetje per keshilltaret qe i shkruajne fjalimin ministres? Cilet jane ata eksperte nderkombetare qe keshillojne se krimet e regjimeve komuniste te mos njihen nga brezi i ri? Te vraret, te ekzekutuarit, te zhdukurit, te internuarit, te debuarit nga 1944 deri me 1990? Ministrja permend eksperte te KE apo fondacione nderkombetare me emer? Cilat konkretisht? Rezoluta me e fundit e Parlamentit Europian me 25 shtator 2019 kerkonte ballafaqimin imediat me regjimet staliniste dhe diktaturat meqenese ato nuk jane denuar si krimet e nazizmit permes proceseve te Nürnbergut.

Se ne çfare niveli padijeje te thelle i ka lene brezat e rinj, por per fat te keq edhe vete mesuesit, mosnjohja e krimeve te regjimit komunist ne Shqiperi, e deshmon anketa e fundit qe kreu ne fund te 2019 IDMC-Instituti për Demokraci, Media & Kulturë se bashku me shoqaten e mesuesve te historise, ku mesuesit mezi identifikojne datat e rendesishme te kujteses historike dhe ku nuk dine te thone sa eshte numri i viktimave te diktatures shqiptare.

Dhe kur mesuesit nuk e dine kete imagjino informacionet qe marrin nxenesit, te cilet kur flasin per viktima kane te ngulitur vetem numrin e 28 mije „lulekuqeve“, per te cilin punuan me qeveri e me historiane e eksperte gjate 47 vjet komunizem plus 28 vjet pas-komunizem qe ata te mbeten e vetmja reference e viktimave ne sherbim te lirise se atdheut!

Ne kete fryme nuk jane respektuar qellimisht kontrata e lidhur me ISKK per te reflektuar diktaturen ne tekstet e historise; injorohen keshillat e partnereve nderkombetare ne Shqiperi si Fondacioni Konrad Adenauer apo OSBE qe angazhohen ne fushen e kujteses; dhe anashkalohen institucione shqiptare te perkushtuara ne kete kauze si IDMC qe organizojne prej vitesh aktivitete qe duhet te ishin detyre paresore e shtetit qe pas 1992, si trajnimet e mesuesve te historise, botime me materiale arkivore per mesuesit, konferenca nderkombetare mbi kurrikulen e historise etj. ne te cilat pavaresisht ftesave te perhershme per bashkepunim dhe demove informative qe kerkojne, Ministria dhe ekspertet e saj shkelqejne vazhdimisht me mungesen e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Historiani09/07/2020 13:03

Tash 30 vjet kjo ministri njaty ka kene. Kan pas mundsi me e ba shume qeveri, rishikimin, rishkrimin dhe pasunimin me fakte dhe vlera te historise por se kan ba. Uni shqiptar, ku njishi din gjithcka, dhe trashegimia e mentalitetit komunist nder lidera, ka sjell kyt realitet fatkeq historik dhe social.

Shto koment

Denonco