Humbja e gjyqeve, Vasili akuzon Ramën: Miliona euro dëmshpërblime nga xhepat e shqiptarëve

Humbja e gjyqeve, Vasili akuzon Ramën: Miliona euro dëmshpërblime nga xhepat e shqiptarëve

12:28, 09/07/2020
A+ Aa A-

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, i ka drejtuar 10 pyetje kryeministrit Edi Rama sot që në thelb kanë: Kush do t’i paguajë miliona eurot, dëmshpërblim, por dhjetëra kontrata të njëanshme korruptive të prishura nga qeveria, fituar me gjyq nga pala tjetër, si në rastin e pronarit të një televizioni, Beketi?

Në një deklaratë për media, Vasili ngriti problemin duke theksuar se e kishte paralajmëruar Ramën për këto pasoja, pasi paratë janë të qytetarëve shqiptarë, që nuk iu shkojnë në fakt as për paga, as për pensione, as për mbështetje financiare.

Vasili tha:

“Për pensionistët do të kishte një mbështetje financiare të jashtëzakonshme, për Statusin e Minatorit që nuk miratohet kurrë, apo të naftëtarëve që detyrohen të rrinë nëpër të nxehtë rrugëve për të protestuar vetëm se nuk i jepet asgjë.

Vetëm e vetëm sepse këta banditë që janë në pushtet, duhet të bëjnë afera korruptive që bien mbi xhepat e shqiptarëve.

Të kujt janë paratë? Janë paratë e këtyre? Jo janë paratë e shqiptarëve dhe nuk janë paratë personale të tyre.

Këta nuk janë pronarë të Buxhetit, por janë përdorues dhe administrues të parave tona.

Pronarët e këtyre parave janë qytetarët dhe nga xhepat e qytetarëve duhet të paguhet nga fukarallëku i tyre i pikur pikërisht një biznemen italian.

Këtë çështje e kemi paralajmëruar për vite e vite me radhë.

Në cilësinë e Ministrit të Drejtësisë, kam paralajmëruar që në 10 prill të vitit 2017, me shkresë zyrtare që disponohet gjërësisht nga mediat shqiptare dhe nga publiku shqiptar ku e lajmëroja Kryeministrin e vendit në atë kohë, pra në cilësinë e ministrit, që rrezikonim të humbisnim 2 miliardë në gjyqe të njëpasnjëshme për shkak të prishjes së njëanshme korruptive të kontratave nga qeveria, të cilat do të dëmtonin xhepat e shqiptarëve.

Në atë moment kur e njoftoja, rreth 30 milionë dollarë i kishim paguar, ndërkohë që rrezikonim me Begetin ashtu siç ndodhi dhe që do t’i paguajmë sot, rreth 70 milionë të tjera që do t’i paguanim kompanive të tjera.

Pra shqiptarët, në vend që paratë e tyre të prodhojnë mirëqenie, punë publike, shërbime për ta, paguajnë për shkak të aferave korruptive të njëanshme të Edi Ramës që prish kontrata në njërin krah për të ndihmuar miqtë oligarkë në anën tjetër.

Është shumë e qartë që kemi të bëjmë me vepra korruptive shumë të rënda, me përgjegjësi të rënda penale.

I kam bërë thirrje edhe një vit më parë pikërisht nga kjo foltore në 16 majin e vitit 2019, në momentin që kjo çështje po merrte pamje dhe po humbiste në shteti shqiptar dhe i kam kërkuar prokurorisë shqiptare dhe ja kërkoj sot SPAKU-ut.

Sot kemi SPAK, një Prokurori të Posaçme Speciale për Krimin dhe Korrupsionin e nivelit më të lartë shtetëror, ja ku e kemi krimin haptas, po i përsëris sërish të njëjtat pyetje Prokurorisë për të cilin ajo është mbuluar dhe për të cilin ne ndërtuam një sistem të ri drejtësie dhe nuk mund të ketë asnjë shqiptar, po aq më keq asnjë të huaj që të flasë për një drejtësi të re për sa kohë që mbyllen sytë në mënyrë kriminale nga prokuroria para aferave të tjera shumë të rënda.

Po i përsëris sërish 10 pyetje që kanë të bëjnë me publikun dhe le të hapë veshët dhe sytë Prokuroria Shqiptare dhe le të përdorë ditët dhe minutat që ka përpara për të shpëtuar nga bashkëfajësia dhe bashkëpërgjegjësia me këtë qeveri sepse heshtja është bashkëfajësi.

1. Pse ka insistuar dhe nuk i ka bërë publike me kohë këto vendime qeveria shqiptare, këtë vendim, por edhe të tjera që ajo rrezikon t’i humbasë në gjyqet me biznesmenët

2. Kush do ta paguajë këtë shumë marramendëse, pra kush do ta paguajë? Ne?

3. Cilat janë veprimet antiligjore të qeverisë të cilat çuan në këtë vendim shumë të rëndë?

4. Cila është përgjegjësia personale e Edi Ramës si kryeministër që ka patur dijeni për çështjen dhe veprimet që ka inkurajuar lidhur me të?

5. Cila është përgjegjësia e ekzekutivit individualisht që ka inkurajuar ministra, drejtorë të tjerë që lidhen me këtë çështje dhe deri tek specialisti më i thjeshtë?

6. Cilat janë përgjegjësit e prokurorisë në këtë proces për mos veprimet dhe heshtjen e saj?

7. Çfarë procesesh albitrazhi të tjera janë duke zhvilluar kundër qeverisë dhe sa shkon vlera e tyre? Pra çfarë tërmeti tjetër i pret publikun shqiptar dhe financat shqiptare?

 8. Pse nuk u morë asnjë masë, asnjë drejtim mbas alarmit të Ministrit të Drejtësisë në 10 prill të vitit 2017 mbi këtë tërmet financiar që po i vintë vendit dhe rrezikun e humbjes së miliardave të tëra nga financat publike.

 9. Interesat e kujt janë favorizuar nga prishja e njëasnëshme ku shteti rrezikon të humbas qindra milion euro tjera?

10. Pse prokuroria shqiptare ende nuk ka filluar çështjen penle ndaj Edi Ramës, qeverisë dhe përgjegjësve individual një për një për shpërdorimin e detyrës me veprime dhe mos veprime të tyre që kanë sjell pasoja kolosale ndaj financave publike? Të gjitha këto pytje, të pa kapërcyshme, të pa evitushme, kërkojmë përgjigje. Ka vetëm një alternativë. Përgjegjësit përpara ligjit. Edi Rama përpara ligjit. Edi Rama përpara drejtësisë. Dëmi është aty.

 Të nderuar qytetarë, vetëm sot do të dalin 120 miliardë leks apo 100 miliad $ nga xhepat tuaja.

Do t’u vidhen xhepave tuaja për shkak të skemave korruptive të Edi Ramës. Prokurori është shansi i fundit për ty. Reflekto.

Vërtet nesër do të jetë shumë vonë për ty dhe do të ndash bandën e të akuzuarit në mes teje dhe Edi Ramës.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

kadri hasbiu09/07/2020 13:26

po perse eduhet te paguajne shqiptaret ti marin shpine qe ka ne surrel e cdo gje tjeter qe ka pse duhet te paguaj un per nje ndyrsir si rama

Shto koment

Denonco