Biserko për SYRI TV: Ja interesi i Soros në ndarjen e Kosovës

Biserko për SYRI TV: Ja interesi i Soros në ndarjen e Kosovës

12:16, 09/07/2020
A+ Aa A-

Sonja Biserko, kryetare e Komisionit të Helsinkit në Serbi, ka komentuar për SYRI TV edhe implikimin e miliarderit Soros në çështjen e ndarjes së Kosovës.

Ju thatë se nga 2016-ta, ka pasur bisedime të fshehta. Mes kujt janë zhvilluar këto bisedime?

BISERKO- Mes Daçiç, Vuçiç. Rama ka qenë gjithashtu pjesë e tyre. Ka pasur një lobim ndërkombëtar, i cili natyrisht është zhvilluar nga të dyja palët, East West Institute në Nju Jork, ambasadori i atëhershëm i Serbisë dhe më pas djali i George Soros, Panko Prenkiç, dhe disa të tjerë mund të thosha.... Mendoj se ndarja është një opsion që shumë njerëz në Beograd mbështesin. Edhe nga Bullgaria. Mendoj se të dyja palët, si Kosova ashtu edhe Serbia, nënvlerësuan rolin e Gjermanisë që është kritik. Gjermania e ka kundërshtuar shpërbërjen që nga fillimi dhe mendoj se tashmë të dyja palët, si Kosova ashtu edhe Serbia duhet të nisin rrugën evropiane dhe të nisin bisedime serioze mbi integrimin, plotësimin e marrëveshjes së Brukselit, e më pas integrimin e të dy vendeve në BE.

Deri më tani, në veçanti Serbia, luajti në mënyrë manipulative me aktorët e tjerë si Rusia, Kina, SHBA e kështu me radhë, ndërsa Kosova varej shumë tek roli i Amerikës. Në të njëjtën kohë, nën administratën e re, Amerika ka ndryshuar fokusin, prioritetet e saj, dhe në këtë destabilizim anoi më tepër në krahun e Beogradit.

Ju folët më herët për procesin e lobimit dhe përmendët organizatën East West që në dijeninë time është një organizatë e lidhur me George Soros. Ju gjithashtu përmendët zotin Soros si person i përfshirë në këtë proces.

BISERKO- Djalin e tij.

Po, djali i tij. Kam edhe një pyetje për të... Çfarë interesi ka zoti Soros duke u përfshirë në këtë dialog mes dy vendesh? Kjo shkon edhe kundër parimeve të tij për kufij të hapur...

BISERKO- Jam plotësisht dakord. Nuk e di nëse kam përgjigjen e duhur për ju, por do të spekuloj. Ai ka dështuar në Hungari dhe në shumë vende të tjera të Evropës Lindore, në Rusi... Mbase dëshironte të ishte i suksesshëm dhe të njihej nga udhëheqës të qeverive këtu në rajon. Kjo mund të jetë një arsye, tjetër nuk shoh.

A ka interesa ekonomik për Soros në këto bisedime apo në këtë marrëveshje të mundshme mes Kosovës dhe Serbisë?

BISERKO- Mbase mund të ketë, nuk përjashtohet si mundësi, por nuk jam e sigurt, është e mundshme.

Dikush ka përmendur minierën e Trepçës si çelësi i kësaj marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.

BISERKO- Ka shumë teori për Trepçën, se kush është i përfshirë dhe si është i përfshirë, nga grupet e korporatave e deri tek Soros, e shumë të tjerë në Evropë. Nuk e dimë me saktësi se kush është i përfshinë dhe ku. Këto janë spekulime apo teori të cilat në këtë pikë nuk mund të vërtetohen. Unë di vetëm thashethemet që lexoj në gazeta, por nuk jam në dijeni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku09/07/2020 12:53

... Zoti Soros... Zoti Soros... Ku e gjeti Zotin para apo mbrapa ky hebre spekullator, i cili mbasi grumbulloi pasuri gjigande me mënyrat më të mbrapshta, deri tek tregëtia e skllevërve modernë? Ky "zot" sot merret me punët e Çezarit, nuk merret me punët e Zotit, kompromenton qeveritarë me para, duke krijuar fitime marramendëse nëpërmjet "politikave dashamirëse", kundër interesave të popujve dhe kombeve ku ngul thonjtë. Destabilizon qeveritë e ligjëshme për ti zëvendësuar me lakejtë e vet. Jo më kot vendi i tij (Hungaria) e ka shpallur "non gratta" (i pa dëshëruar). Të qeverisësh në favor të një personi ose organizate të huaj do të thotë të tradhëtosh popullin tënd, kombin tënd. Oliver Kromwell i preu kokën mbretit të Anglisë për atë lloj krimi. Por hebreu Soros rinovoi teorinë e hebreut Karl Marks, me ndihmën e hebreut Karl Poper, për fshirjen (zhdukjen e kombeve dhe kufijve etj) për ta fshirë krimin e tradhëtisë ndaj atdheut, si dhe për të ligjëruar grabitjen e kombeve dhe popujve në favor të multimiljarderit Soros dhe klubit të tij të multimiljarderëve të vetshpallur të majtë. Ku është e majta këtu, nuk ka këlysh kurve ta gjejë. Prandaj ju lutem hiqeni atë termin "Zoti" para emrave të përbindëshave si Sorosi dhe këlyshëve të tyre si EDrama, Erion Velia & CO.

Shto koment

Denonco