Reforma dhe zgjedhjet/ Sa po rrezikon Rama me gjermanët dhe PPE

Reforma dhe zgjedhjet/ Sa po rrezikon Rama me gjermanët dhe PPE

11:32, 09/07/2020
A+ Aa A-

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, që ka marrë presidencën e BE-së, mbajti një fjalim të zjarrtë në Parlamentin Europian një ditë më parë.

Por teksa foli për hapjen e negociatave me Shqipërinë, tonet e saj ishin të zymta, ndërsa teksti ishte ndryshe nga ai për Maqedoninë e Veriut.

“Lidhur me konferencat e anëtarësimit, ne duhet të angazhohemi në negociata të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe ndoshta me Shqipërinë, si dhe progresin për Ballkanin Perëndimor, në mënyrë që të ofrojmë një perspektivë anëtarësimi’, tha Merkel.

Për të sqaruar më tej këtë situatë, sot foli për Dojçe Velen ambasadori gjerman, Peter Zingraf, i njohur për stilin e drejtpërdrejtë.

Ai bëri tre vërejtje kryesore: së pari, konsensusi i arritur në Këshillin Politik për Reformën Zgjedhore si kusht për përparimin drejt BE, nuk është përmbyllur.

Së dyti, ai ka kujtuar jo pa qëllim edhe problemet me vjedhjen e votes: “Në të njëjtën kohë rëndësi ka edhe progresi që do të bëhet në sqarimin e akuzave për mashtrim zgjedhor dhe blerje votash në zgjedhjet e kaluara”.

Së treti ai ka nënvizuar ngritjen e Gjykatës kushtetuese jo sipas orekseve te qeverisë por sipas rekomandimeve te Komisionit të Venecias.

Por pavarësisht kësaj situate, Rama po vazhdon lojërat me opozitën e emëruar për të ndryshuar konsensusin e arritur. Jo vetëm Gjermania, por paralajmërimet kanë qenë të forta edhe nga Partia Popullore Europiane.

Por sa rrezikon Rama me këto lojëra?

“Do ketë një penalizim shumë të madh për Shqipërinë sepse sinjali ka ardhur dy ditë përpara. Nuk bëhet fjalë për miqtë e opozitës. Partia Popullore Europiane është grupimi më i fuqishëm që kemi në PE. Ky grupim përfshin edhe grupimin e CDU. Sinjali që ka ardhur që çdo deklaratë e njëanshme cenon konsensusin e marrëveshjes, do të thotë që ne nuk e pranojmë sepse ky konsensus ka të bëjë me tre kushte: duhet aprovimi i marrëveshjes dhe zbatimi i saj, duhet legjitimiteti i zgjedhjeve të 2019 dhe është thënë qartë se fakti që këto zgjedhje janë zhvilluar me një parti cenon demokracinë,” tha sot gazetarja e Brukselit, Eris Zykaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco