Koronavirusi/ Berisha: SOS! Prag kolapsi i sistemit shëndetësor!

Koronavirusi/ Berisha: SOS! Prag kolapsi i sistemit shëndetësor!

11:09, 09/07/2020
A+ Aa A-

“SOS! Prag kolapsi i sistemit shëndetësor! 1 - Nuk ka veshje speciale për mjekët e Urgjencës, që merren direkt me të sëmurët me COVID-19. 2 - Në vend të kostumeve mbrojtëse të veçanta, u japin një përparëse letre dhe një maskë të thjeshtë kirurgjikale.”

Ky është alarmi i dhënë nga ish-kryeministri Sali Berisha, pasi është vënë në dijeni për situatën e vështirë me të cilën po përballen mjekët dhe personeli tjetër brenda Qendrës Spitalore Universitare në Tiranë, në kushtet e shtimit të pacientëve me koronavirus.

Berisha ka publikuar informacionin e dhënë nga një burim i brendshëm në QSUT, ku tregohet çfarë është duke ndodhur brenda atyre ambienteve.

Doktor mirëmbrëma!

Dje dhe sot, Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore nuk jep më veshje speciale për ekipet mjekësore që vizitojnë apo transportojnë të sëmurë të dyshuar me COVID-19, por një përparëse të thjeshtë prej letre si dhe maskë të thjeshtë kirurgjike.

Sot shefi i Shërbimit të Urgjencës në QSUT, Eqerem Hasani, e ka miratuar verbalisht këtë veshje e cila është absolutisht e papërshtashme për rastet infektive, aq më pak të infeksionit COVID-19.

Në qoftë se vazhdon kështu, jemi ne prag të kolapsit të sistemit shëndetësor.

Në një situatë që mund të infektohen qindra mjekë e infermierë, shumë të tjerë ndoshta mund të tërhiqen nga puna, duke çmuar si më të shtrenjtë jetën se sa detyrimin per t'ju shërbyer pa kushte mbrojtëse njerëzve në nevojë.

Drejtori i QKUM , Skënder Brataj, në vend të qetësojë stafet mjekësore, dizinformon publikun nëpër TV. Duke ju falenderuar për vëmendjen, ju uroj natën e mirë!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco