Gazetarja: Pse Merkel e ndau Shqipërinë nga Maqedonia e Veriut

Gazetarja: Pse Merkel e ndau Shqipërinë nga Maqedonia e Veriut

11:11, 09/07/2020
A+ Aa A-

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, vendi i së cilës mori presidencën e BE, në një fjalim në Parlamentin Europian, bëri një dallim mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut sa i përket nisjes së negociatave.

Gazetarja e ABC News nga Brukseli, Erisa Zykaj, sqaroi se përse Merkel e ndau Shqipërinë.

“Kancelarja gjermane bën dallimin që në fillim, thotë do angazhohemi në negociata me Maqedoninë e Veriut dhe “nëse është e mundur” edhe me Shqipërinë. Nëse lexohet me vëmendje, për Gjermaninë nuk konsiderohet të hapen negociatat me Shqipërinë për këto 6 muaj. Prandaj përdoret “nëse është e mundur” sepse kushtëzimi që i është vendosur Shqipërisë nga BE është shumë i rreptë”.

“Ne kemi pasur edhe disa lëvizje. Këtë javë janë bërë dy takime. Të hënën ambasadorët e BE. Dhe dje një takim me grupin e punës që merret me zgjerimin. Këtu fillon puna kryesore. Dallimi është te paragrafët për Maqedoninë dhe Shqipërinë. Deri tani KE vlerëson se është bërë një progres në 6 kushtet e para. I referohet provimit të Reformës Zgjedhore, mbetet të plotësohet kuadri i Gjykatës Kushtetuese, mbetet të plotësohet edhe emërimi i drejtorit të Byrosë së Hetimit, të vazhdohet me rezultate kundër krimit. Shtetet anëtare me metodologjinë e re, nuk mund të mjaftohen me këtë panoramë të KE. Atë që kemi parë deri më tani, sfidohet plotësisht. Sepse metodologjia e re i lejon të gjithë shtetet anëtare të BE që t’i verifikojnë të gjitha vlerësimet e BE. Nuk mjaftojnë më vlerësimet e KE, por duhen edhe vlerësimet e ekspertëve të shteteve anëtare. Ka filluar puna, por a është e vërtetë që do të zbatohet reforma zgjedhore…

Duhet të kemi kujdes, shtetet anëtare nuk ndalen aty, prandaj presidenca gjermane nuk është optimiste për hapje të negociatave këto 6 muaj. Këshilli i lejon vetes të shkojë më tutje të shohë edhe 9 kushtet e tjera”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

igorkampula@gmail.com09/07/2020 14:36

Shqiperija pret kote genjeshtrat e BE,kurse e dine fare mire qe nuk dote pranohet edhe mbas 30 vjetesh sikurse Turqija por ju se kuptoni ,ose zdoni ta kuptoni,por nji gje qe se kuptoj qe ju keni aq shum analista,eksperte ,historijane,doktor profesora me nji kryeminister si piktore qe e shet vendin dhe kombin pra mos jetoni ne endra,por bashkohuni si popull dhe pervshni krahet dhe filloni te prodhoni buken per popullin qe mos te jeni te mvarur nga Rusija dhe Serbija leni Evropen qe ata tju lusin te antaresoheni ne BE pse sikur jeni tani per tani bota ju quan injoranta.

Shto koment

Denonco