Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Mesazhi i Metës: Ja dy objektivat madhore për të gjithë

Mesazhi i Metës: Ja dy objektivat madhore për të gjithë

10:54, 09/07/2020
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta i bën thirrje gjithë politikës shqiptare të mos humbasë më asnjë minutë në përmbushjen e kushteve thelbësore për çeljen e negociatave.

Teksa ndalet dhe te situata e përkeqësuar e pandemisë së koronavirusit, Kreu i Shtetit thekson se “Verbëria për mbajtjen apo marrjen me çdo çmim të pushtetit na ka bërë që të dukemi me fqinjin tonë lindor sikur u përkasim dy kontinenteve të largëta”.

Mesazhi i Metës:

Edhe pse zgjedhjet parlamentare të parakohshme në Maqedoninë e Veriut do mbahen vetëm pas pak ditësh, një atmosferë sigurie dhe demokracie mbizotëron falë pjekurisë të lidershipit politik në tërësi, por edhe funksionimit normal të institucioneve.

Ndërsa fatkeqësisht te ne edhe pse nuk ka as datë zgjedhjesh ende në horizont kemi një tension artificial sikur zgjedhjet do jenë nesër.

Ndërkohë që edhe pandemia është në rritje së bashku edhe me defiçitin dhe borxhin publik. Verbëria për mbajtjen apo marrjen me çdo çmim të pushtetit na ka bërë që të dukemi me fqinjin tonë lindor sikur u përkasim dy kontinenteve të largëta.

Ndaj s’duhet humbur më asnjë minutë në përmbushjen e kushteve thelbësore për çeljen e negociatave në mënyrë që të ecim së bashku me fqinjët tanë drejt Bashkimit Europian.

Përballimi i pandemisë dhe plotësimi i kushteve duhet të jenë dy objektivat madhore për të gjithë.

E para mbron shëndetin dhe jetën e çdo qytetari, ndërsa e dyta shpëton të ardhmen europiane të vendit për të cilën të gjithë përbetohen me fjalë dhe programe.

Koha për vepra të mira është tani! ????????????????

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Kudret09/07/2020 13:45

E harrove fare gjykaten kushtetuese o burre ! Mblodhe gjithete popull ne tirane ,dhe cfare bere ,nje vrime ne uje.Urgjent per kete vend eshte krijimi i gjykates kushtetuese.The ne miting se po te doje populli une e shperndaj parlamentin se eshte ilegjitim.Nuk e kupton,qe populli do shperndarjen e parlamentit te krimit por ti nuk po e ben.Ti je edhe burre shteti qe e mban fjalen e dhene !

Shto koment

Denonco