Panariti: Partitë shtet, rrëzohen vetëm me koalicion opozitar

Panariti: Partitë shtet, rrëzohen vetëm me koalicion opozitar

10:20, 09/07/2020
A+ Aa A-

Ish Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ka reaguar me një shenim në faqen e tij në facebook në lidhje me debatin politik të koalicioneve.

“Partitë shtet, rrëzohen vetëm me koalicion opozitar!”.

“Ato e dinë këtë, prandaj përdorin pushtetin për ta penguar aleancën para zgjedhore të forcave opozitare”, shkruan ish depuyteti.

Ja postimi i plotë:

Partitë shtet, rrëzohen vetëm me koalicion opozitar!

Ato e dinë këtë, prandaj përdorin pushtetin për ta penguar aleancën para zgjedhore të forcave opozitare.
Në teoritë moderne zgjedhore thuhet shprehimisht :

Nëse shteti drejtohet nga një parti e vetme, forcat opozitare lipset të formojnë koalicione parazgjedhore mbi baza programore për ta rrëzuar atë.

Kjo aleancë dhe ky bashkim është sinjali i qartë që ato i japin zgjedhësve se do të qeverisin bashkë në mënyrë të ekuilibruar dhe qëndrueshme.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco