‘Maska me detyrim në ambiente publike’/ Komiteti Teknik ndërron mendje

‘Maska me detyrim në ambiente publike’/ Komiteti Teknik ndërron mendje

22:19, 08/07/2020
A+ Aa A-

Ditën e sotme, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur mbajtjen me detyrim të maskave mbrojtëse në fytyrë në ambientet publike si një masë parandaluese të përhapjes së Covid-19.

Autoritetet kanë ndryshuar mendim për çështjen e maskave, teksa kujtojmë se edhe në fazën e hyrjes së pandemisë në vend, por edhe pas rasteve të para dhe deri vonë, autoritetet dhe qeveria, shpreheshin se nuk është i domosdoshëm përdorimi i tyre nëse ruhej distanca.

Gjeorgjina Kuli, njëra nga anëtaret e Komitetit Teknik të Ekspertëve, ka bërë të ditur lajmin për vendimin në fjalë, e cila tha për ReportTv se ‘mbajtja e maskave do të bëhet e detyrueshme në ambiente të mbyllura dhe me shumë njerëz’.

Gjithashtu ajo paralajmëroi se në rast se do të konstatohen persona që në ambiente të përcaktuara, nuk ndjekin protokollin, shkelësit e kësaj mase , do të gjobiten ndërsa bëri me dije se në ditët në vijim do futet në fuqi vendimi. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Cimi09/07/2020 05:37

Edhe ju si media duhet te beheni pjese e zerave per mbajtjen e maskave ne ambjente publike , kryesisht te mbyllura, kjo qe komiteti nderron mendje nuk ndihmon. Kjo eshte nje situate qe ndryshon dita dites dhe kur maskat jane me detyrim ne vende tjera ne nuk mund te jemi perjashtim.

Shto koment

Denonco