‘Ëndrrat e fëmijëve, më të rëndësishme se demagogjia e Ramës’/ Kryemadhi: Do ndryshojmë qasjen sociale

‘Ëndrrat e fëmijëve, më të rëndësishme se demagogjia e Ramës’/ Kryemadhi: Do ndryshojmë qasjen sociale

21:17, 08/07/2020
A+ Aa A-

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka zbuluar një shifër rreth borxhit që ka cdo fëmijë, si pasojë e demagogjisë së Rilindjes.

Me anë të një postimi në Facebook, Kryemadhi ka thënë se paaftësia dhe korrupsioni po rëndojnë edhe në shpatullat e njoma të Annelias, si dhe duke u shprehur se mbi 14 mijë euro borxhe rëndojnë mbi të dhe çdo fëmijë shqiptari që lind.

Postimi i plotë i Monika Kryemadhi:

Fjalët e saj të çlirëta për ëndrrat e së ardhmes janë më të rëndësishme se demagogjia e politikës së Rilindjes.

Paaftësia dhe korrupsioni po rëndojnë edhe në shpatullat e njoma të saj.

Sot nga politikat e Edi Ramës mbi supet e Annelias rëndojnë mbi 14 mijë euro borxhe. Por si për të, ashtu edhe për çdo fëmijë shqiptari që lind.

Duhet të ndryshojmë qasjen ekonomike, duhet të çlirojmë tregun, duhet të reformojmë arsimin, si detyrim ndaj këtij brezi të mrekullueshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco