Kryemadhi: Rama do bëjë gafën e jetës nëse nuk zbaton marrëveshjen që firmosi me ndërkombëtarët

Kryemadhi: Rama do bëjë gafën e jetës nëse nuk zbaton marrëveshjen që firmosi me ndërkombëtarët

19:33, 08/07/2020
A+ Aa A-

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, në lidhje direkte me edicionin e pasdites të lajmeve në Syri Tv, duke komentuar zhvillimet e fundit politike në vend, nuk la pa komentuar edhe deklaratën e Ramës se do 800 mijë vota në zgjedhjet e ardhshme duke e quajtur një ëndërr të tij, ndërkohë që në zgjedhjet moniste sipas saj 350 mijë socialistë nuk I shkuan të votojnë

Rama e ka shumë të vështirë të përballet me ekspertët, sidomos brenda PS-së.Vërtetë mendoni që Rama do lista të hapura? Këtë e bën për të ç’orientuar opozitën por nuk do ia arrijë.

Duke pasur parasysh nga 15 kushte që ka Shqipëria sot, ju kujtoj që në vitin 2016 kur LSI kishte Ministrinë e Integrimit, Shqipëria kishte vetëm një kusht.   

Dhe mos harrojmë që 14 kushtet e tjera sot janë të lidhura me qeverinë.

Opozita do të zbatojë çdo vendim të Gjykatës Kushtetuese, që i mungon për tre vite Shqipërisë dhe që nuk ka bërë vaki në asnjë vend të botës.

Ju vërtetë mendoni që Rama është për listat e  hapura.

Nëse ju do ti besoni demagogjisë së Ramës mjafton të lexoni deklaratat e OSBE që sistemi zgjedhor nuk ndryshon një vit para zgjedhjeve.

Edhe sikur Rama të bëjë gafën e jetës të mos e votojë.

Çdo deklaratë e Ramës është vetëm një provokim ndaj ndërmjetësuesve të kësaj marrëveshje, të këtyre rregullave të lojës.

Dhe dua të kujtoj  që në dakordësinë e 5 qershorit, nuk pati konsensus për ndryshimin e sistemit dh hapjen e listave.

Absolutisht nuk kam kundërstim për listat e hapura.

Rama po të bëjë lista të hapura brenda PS do ta ketë të pamundur të zgjedhë sejmenët, por e bën këtë lojë për të dëmotivuar çdo individ që kërkon të garojë jashtë partive.'

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco