‘Në mbështetje të gruas’/ Kryemadhi në takim me gratë dhe vajzat e njësisë nr.7

‘Në mbështetje të gruas’/ Kryemadhi në takim me gratë dhe vajzat e njësisë nr.7

18:40, 08/07/2020
A+ Aa A-

Pasditen e sotme, e shoqëruar nga Klajda Gjosha dhe Erisa Xhixho, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, ka zhvilluar një takim me gratë dhe vajzat në njësinë administrative nr.7 në Tiranë, të organizuar nga Lëvizja e Gruas për Integrim.

Në postimin e saj në Facebook, Kryemadhi ka shprehur gadishmërinë e saj për të dëgjuar shqetësimet dhe problemet e tyre në këto kohë të vështira, si dhe për të shpalosur alternativën e LSI në mbështetje të gruas shqiptare.

Postimi i plotë i Monika Kryemadhit:

Së bashku me Klajdën dhe Erisën zhvilluam një takim me gra dhe vajza në njësinë administrative nr.7 në Tiranë, të organizuar nga Lëvizja e Gruas për Integrim, për të dëgjuar shqetësimet dhe problemet e tyre në këto kohë të vështira, si dhe për të shpalosur alternativën e LSI në mbështetje të gruas shqiptare.

Gratë dhe vajzat janë të parat që vuajnë pasojat e keqqeverisjes dhe ndjejnë peshën e rëndë të papunësisë, diskriminimit, dhunës, pamundësisë për të arsimuar fëmijët dhe për të patur një shëndetësi që i shërben familjes së tyre!

LSI ka në qendër të programit të saj fuqizimin ekonomik të gruas nëpërmjet krijimit të mundësive të punësimit, trajnimit profesional, mbështetjes së grave në sipërmarrje.

Problemet tuaja përkthehen në programin tonë! Zëri juaj është udhërrëfyesi ynë!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Arlinda08/07/2020 19:50

As distance, as maska.

Shto koment

Denonco