Integrimi në BE, Merkel ndan Shqipërinë nga Maqedonia

Integrimi në BE, Merkel ndan Shqipërinë nga Maqedonia

18:31, 08/07/2020
A+ Aa A-

Kancelarja gjermane, Angela Merkel bën diferencën midis hapjes së negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Gjatë prezantimit të prioriteteve të presidencës gjermane në Parlamentin Europian, kancerlarja gjermane i është referuar mundësimit të mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare me të dyja vendet si objektiv gjatë këtij gjashtëmujori.

Por ndryshe nga Maqedonia e Veriut, teksa i është referuar kësaj etape me Shqipërinë, Merkel ka artikuluar ‘dhe ndoshta Shqipërisë.

‘Një nga tre objektivat e politikës së jashtme gjatë presidencës tonë ka të bëjë me Ballkanin Perëndimor. Lidhur me konferencat e anëtarësimit, ne duhet të angazhohemi në negociata të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe ndoshta me Shqipërinë, si dhe progresin për Ballkanin Perëndimor, në mënyrë që të ofrojmë një perspektivë anëtarësimi’, tha Merkel.

Fiksimi i një date për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut duket i mundshëm në 10 nëntor gjatë takimit të ministrave tê jashtëm të Bashkimit Europian, sipas kalendarit të përkohshëm të Këshillit të Bashkimit Europian.

Ndërkohë, fiksimi i një date për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Shqipërinë ka shumë pak gjasa të ndodhë gjatë presidencës gjermane nisur nga kushtëzimi i rreptë i 27 shteteve anëtare të Bashkimit Europian para hedhjes së një hapi të tillë me vendin të artikuluar në vendimin e 25 marsit. /Abcnews

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Hazbi kadriu09/07/2020 02:10

https://mia.mk/merkel-says-first-chapters-of-eu-talks-with-skopje-and-tirana-to-be-opened-by-year-s-end/?lang=en

kadri hasbiu08/07/2020 19:26

po keshtu du perfundojm ku neper studiot televizive pranoni njerez si arben halja mece qe thot per ed mostren qe eshte fanar ndricues car te bejm na ka ra per pjes votoni prap komunistet si arben halja dhe eshte e sigurt qe do ja kalojm dhe vendeve afrikane

Shto koment

Denonco