VIDEO/ Vasili: Pse gënjeu ministrja për testimet serologjike

VIDEO/ Vasili: Pse gënjeu ministrja për testimet serologjike

17:59, 08/07/2020
A+ Aa A-

Nenkryetari i LSI, Petrit Vasili ka akuzuar MInistren e Shëndetësisë si gënjeshtare në lidhje me testimet serologjike, duke ngritur një sërë pyetjesh në lidhje me këtë veprim nga ana e saj.

Në një postim në Facebook, Vasili ka publikuar një video ku Ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu më 29 qershor në Emisionin OPEN të gazetares Eni Vasili deklaroi, se "kemi filluar testimin e serologjisë për mjekët. Janë bërë më shumë se 8 mijë analiza serologjike”.

Por sipas Vasilit, sot me 8 korrik, vetë Ministria e Shëndetesisë, pas nëntë ditësh, deklaron se jane bërë vetem 4010 testime serologjike ose gjysma e asaj, qe tha Ministrja ne 29 qershor.

Reagimi i plotë i Petrit Vasilit:

Ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu më 29 qershor ne Emisionin OPEN te gazetares Eni Vasili deklaroi:

"Kemi filluar testimin e serologjisë për mjekët. Janë bërë më shumë se 8 mijë analiza serologjike”.

Sot me 8 korrik, vete Ministria e Shendetesise, pas nente ditesh, deklaron se jane bere vetem 4010 testime serologjike ose gjysma e asaj, qe tha Ministrja ne 29 qershor.

COVID-19 – Statistika (8 Korrik 2020)

TESTIME TOTALE 30647

TESTIME MOLEKULARE 26637

TESTIME SEROLOGJIKE 4010

Pse genjen Ministrja Manastirliu?

Ja kerkon Rama?

E genjejne vartesit?

Apo kaosi mbreteron dhe rendesi ka te shprazen shifra si te vijne, boll te genjehen njerezit dhe te shtyhet edhe nje dite propagande.

Video e meposhtme provon gjithshka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ermali08/07/2020 19:02

Po nje cop mashtruese cop mishi me Dy sy, dhe arrogante. Kjo ministre kur nuk ka argumenta vetem ulerin dhe ofendon edhe stafin ne Ministri qe I ka sjelle edhe vete ne Pune .

Shto koment

Denonco