‘Projektligji për amnistinë fiskale të quhet ‘Toyota Yaris’/ Avokati: Do justifikohen paratë e pista

‘Projektligji për amnistinë fiskale të quhet ‘Toyota Yaris’/ Avokati: Do justifikohen paratë e pista

17:47, 08/07/2020
A+ Aa A-

Avokati Ledio Braho në Fax News ku ka folur për çështjen e amnistisë fiskale që parashikon justifikimin e parave përmes një formulari vetëdeklarimi me kushtin që shtetit të mbajë përqindjen e përcaktuar mujore si interes.

Braho tha se kjo legjitimon paranë e përfituar në mënyrë kriminale dhe se rasti i Toyota Yaris që u kap në doganë do të jetë në të ardhmen sipas këtij ligji, diçka për të cilën askush nuk penalizohet.

Sipas avokatit kjo dëmton edhe konkurrencën e ndershme, ndërsa paratë e pista futen në tregun e konkurenës dhe dëmtojnë biznesin e ndërtuar në mënyrë të ndershme.

“Ky projekt-ligj kërkon një shumicë të cilësuar të cilën mazhoranca nuk e ka në parlament. Ka dy amnisti, është fiskale dhe penale. U bë vetëm fiskale sepse nuk arriti të merrte shumicë të cilësuar në parlament. Në kohën që jemi dhe parlamentin që kemi dihet që është e thjeshtë për shumicë të cilësuar, dhe me shumë mundësi mund të kalojë me këtë përmbajtje që ka tani që është projekt-ligj. Është p[arashikuar që pjesë e deklarimit të jenë edhe kriptomonedhat, të cilat janë përdorur për pastrimin e parave, një nga qëllimet që janë krijuar.

Një arsye tjetër ka të bëjë me parlamentin aktual. Opozita parlamentare nuk përfaqëson opozitën në Shqipëri. Nuk është një ligj që realisht votohet me shumicë të cuilësuar nëse opozita parlamentare voton pro. Ai do mund të miratohet por do kemi parasysh që do justifikohen pasuri edhe të përfituar nga krimi. Janë përjashtuar personat subjekt i ligjit për deklarimin e pasurive, që janë politikanë, politikanë, gjyqtarë etj. Po ashtu janë përjashtuar edhe subjektet e ligjit për OFL, që kanë të bëjnë me para të përfituara nga krimi i organizuar, narkotikët apo terrorizmi.

Ndër subjektet që përfitojnë janë shtetasit shqiptar që nuk janë rezident në Shqipëri dhe paratë që kanë mund ti sjellin dhe ti deklarojnë dhe justifikojnë. Katër muajt e parë është 5% katër muajt e dytë ëstë 7% dhe katër muajt e tretë është 10%. Që nga momenti i miratimit deri pas zgjedhjeve të përgjithshëm është afati i përcaktuar. Emigrantët pas 30 vitesh që kanë punuar punë të ndershme, ose i kanë deklaruar dhe i kanë nëpër banka çfarë nuk ju nevojitet një ligj i tillë, ose nuk kanë para mjaftueshëm sa të kenë nevojë që ti deklarojnë që kanë punuar në të zezë.

Ata që kanë miliona euro dhe që janë kapur në disa raste në kufi, janë përfituesit real, është parashikuar edhe mënyra se si do bëhet riatdhesimi, do plotësohet një formular, në kufi do deklarojnë formularin dhe nuk do jenë raste që do procedohen. Siç është rasti i Toyota Yarsi, nuk do përbëjë shkelje, madje mund të marrë edhe emrin e Toyota Yaris, është një metodë që ti mund ti pastrosh paratë në mënyrë të ligjshme.

Të gjitha këto kulla që ndërtohen janë pjesë e pastrimit të parave, në këtë mënyrë duke i deklaruar, 5% nuk është asgjë krahasuar me kostot e tjera që kanë tani. Favorizohet krimi i organizuar, dhe në zgjedhje ka pasur një rol shumë aktiv, të proceduar nga prokuroria pa pasoja. Qeveria i jep ndihmë krimit të organizuar për të justifikuar pasurinë, cënon konkurrencën e ndershme, do gjenden përballë konkurentëve që kanë para krimi”, tha Braho.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco