Agim Kajmaku u arrestua për t'u liruar

Agim Kajmaku u arrestua për t'u liruar

14:54, 08/07/2020
A+ Aa A-

Gjykata ka ndryshuar masën e sigurisë për ish-kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmakun, të arrestuar vetëm 2 ditë më parë.

Apeli ka vendosur që ai të jetë në masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’.

Prej 8 muajsh që ishte në kërkim me masën e sigurisë ‘arrest me burg’, Agim Kajmaku nuk u arrestua dot.

Por duket se ai ka qenë në dijeni të një vendimi lirimi për të nga Apeli dhe ka vendosur të vetëdorëzohet.

Kerkesa per ndryshimin e mases se sigurise e ka bere Arta Marku, e cila eshte emeruar prokurore ne Apel.

Arrestimi i para 2 ditëve i Kajmakut duket se kishte vetëm një qëllim, që të lirohej.

Ai akuzohet se ka fshehur çështjen e tij në Greqi, ku ishte arrestuar me emër tjetër dhe per kete arsye u shkarkua nga detyra e kryebashkiakut te Vores.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari08/07/2020 15:25

HAHAHAHAHAAAAAAA! VETEM IDIOTET, BUDALLENJTE DHE INJORANTET DO TE MENDONIN TE KUNDERTEN!!! KOMPANIA E KAJMAKUT EDHE GJATE KOHES QE "ISHTE NE KERKIM" DHE RRINTE MU NE MES TE BLLOKUT, FITONTE TENDERAT PIKERISHT TEK MINISTRIA E BRENDSHME!!! KETO MASKARALLEQE NDODHIN VETEM NE REGJIMIN E STRAPIT TE SURRELIT!!!

Shto koment

Denonco