‘Infermieres me simptoma s'i bëhet testi’, Spahia: Ogerta vetëm 5 tamponë për Shkodrën…

‘Infermieres me simptoma s'i bëhet testi’, Spahia: Ogerta vetëm 5 tamponë për Shkodrën…

14:45, 08/07/2020
A+ Aa A-

Ish-deputeti demokrat Bardh Spahia akuzon ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu për mungesë tamponësh për bluzat e bardha.

Ai denoncon ne një shenim në faqen e tij në facebook, se një infermiereje të patologjisë në Shkodër që vijon të ketë simptoma nuk i është bërë tamponi dhe i është thënë se nuk ia bëjnë dot, pasi Shkodra e ka racionin vetëm 5 të tillë. Spahia duke iu drejtuar Manastirliut, i thotë se në këtë mënyrë po rrit zinxhirin e infeksionit.

Ja postimi i plotë:

OGERTA, VETEM 5 TAMPONE GJENDJE PER SHKODREN ?????

Rasti i infermieres së patologjisë në spitalin rajonal të Shkodrës, po zbulon gënjeshtrën e madhe të Ogertës, e cila thotë se ka mjaftueshëm teste në dispozicion për rastet e dyshuara me Covid-19. Nëse keni siguruar furnizime testesh, atëherë si ka mundësi që cdo ditë ka denoncime nga personeli shëndetësor se nuk u bëhen tamponë kur i kërkojnë? Si ka mundësi p.sh. që infermieres së patologjisë së Shkodrës, që vijon të ketë simptoma, i thuhet se nuk do i bëhet dot tampon, pasi Shkodra e ka racionin vetëm 5 të tillë????
Si ka mundësi që puna vijon normalisht për kolegët e saj e askush nuk merr mundimin t’i testojë, ndërsa cdo ditë presin e përcjellin pacientë?
A e kuptoni zonja ministre se po e rrisni vetë zinxhirin e infeksionit në këtë mënyrë?
Nëse keni teste sic thoni, pse nuk rrisni numrin e testimeve, kur ka situata të tilla cdo ditë në spitale e qendra shëndetësore? Vërtetë mendoni se mund të fshihet me heshtje kjo situatë që agravohet cdo ditë? Si mund të mos veproni, kur virusi po bëhet zot pikërisht në vijën e parë të kësaj sfide????

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco