Shkarkimet/ ‘Shkrihet’ ambasada e Shqipërisë në Greqi

Shkarkimet/ ‘Shkrihet’ ambasada e Shqipërisë në Greqi

14:29, 08/07/2020
A+ Aa A-

Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj ka shkarkuar të gjithë stafin e ambasadës shqiptare në Athinë përfshi edhe ambasadoren.

Kjo fortunë në ambasadën shqiptare në Athinë është motivuar nga Cakaj me mos performancë dhe shërbime të dobëta ndaj komunitetit shqiptar.

Pa humbur kohë ministri Cakaj ka gjetur edhe emrin që do të zëvendësojë ambasadoren e shkarkuar Ardiana Hobdari .

MPEJ i ka propozuar presidentit Ilir Meta emrin e Luela Hajdaragaj si ambasadore e Shqipërisë në Athinë.

Luela Hajdaragaj është Koordinatore e Bashkëqeverisjes në Ministrinë e Europës dhe Punëve të Jashtme. /TCH/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Lola11/07/2020 20:24

eshte vajza e Luan Hajdarages kjo e emeruara per ambasadore ne Greqi, kjo nuk ka punuar nje dite te vetme,por ndihma qe i dha Luan Hajdaraga lali erit per tu ber kr bashkie, beri qe keto te fundit te shperblenin duke i vene vajzen kordinatore ne MJ..Riciklim komunistash!!!

Lola11/07/2020 20:22

eshte vajza e Luan Hajdarages kjo e emeruara per ambasadore ne Greqi, kjo nuk ka punuar nje dite te vetme,por ndihma qe i dha Luan Hajdaraga lali erit per tu ber kr bashkie, beri qe keto te fundit te shperblenin duke i vene vajzen kordinatore ne MJ..Riciklim komunistash!!!

Shtetrrumpalle 08/07/2020 19:29

Shqiperia ka diplomate qe hidhen nga ambasada në ambasade pa u kthyer as edhe nje dite te vetme në atdhe pasi jane në depresion te thelle meqe jetojne në mirqenie te plote në kurriz te popullit taksapagues qe nuk e di cfare ndodh neper ambasada. Keta jane per tu shkrire si ministri. Ky minister loqe ben propagande boshe, te spjegoje si e ka emeruar djalin e Mira Rakacollit diplomat në OKB pa patur nje dite eksperience pune në administrate ?

Valbona08/07/2020 17:40

Eshte turp i madh qe te propozohet per ambasadore nje koordinatore nderkohe qe ne MPJ ka shume diplomate karriere dhe me shume eksperience... Po keshtu MPJ nuk mund te beje propozim te Presidenti pa dekretuar largimin me pare nga kjo detyre ambasadoren e meparshme..Dhe Gent Cakaj duhet tja percillte kandidaturen Edi Rames dhe ky duhet tja propozonte Presidentit...

a08/07/2020 16:07

mos e ka ndonje gje kjo ambasadorja ate tipin e osbe qe tha se nuk mund te kete ndryshim ligji per koalicionet zgjedhore? -Se paskan te njejtin mbiemer.. P.S. Do habitesha po mos te kete ndonje lidhje.

Gjushi08/07/2020 15:33

Dinastia e mbiemrave te Ripjerdhjes.Nuk ka institucion qe te kete punonjes me mbiemra te popullit te thjeshte por vetem mbiemrat e njerezve te partise shtet dhe te familjareve te tyre.Thjesht parti fisi dhe shokesh, sekti dhe orgjie.

Shto koment

Denonco