Nuk mjaftojnë paratë e koncesionit, Rama u jep inceneratorëve edhe kredi me garanci sovrane

Nuk mjaftojnë paratë e koncesionit, Rama u jep inceneratorëve edhe kredi me garanci sovrane

14:11, 08/07/2020
A+ Aa A-

Megjithëse qeveria pezulloi pagesat për së paku 4 kontrata koncesionare këtë vit, sërish kontratat PPP do të marrin 7.6 miliardë lekë financime ose rreth 61 milionë euro ketë vit, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave.

Nga koncesionet ekzistuese, janë rishikuar fondet në ulje për të gjitha, me përjashtim të inceneratorit të plehrave në Tiranë. Për inceneratorin e Tiranës pagesa rritet në 980 milionë lekë për gjithë vitin. Nëse ai merr dhe plehrat e Durrësit pagesa mund të rezultojë më e lartë.

Por nuk mjaftojnë vetëm paratë e koncesionit që po thith ky incenerator. Kryeministri Edi Rama u ka thënë atyre edhe kredi me garanci sovrane nga shteti.

Në fillim të prillit, Këshilli i Ministrave miratoi instrumentin e garancisë sovrane me vlerë fillestare prej 11 miliardë lekësh, për t’u ofruar bizneseve në vështirësi kredi me interes zero për të përballuar pagat e punonjësve. Në marrëveshje me bankat e nivelit të dytë, qeveria mori përsipër që të garantonte 100% kreditë e këtij instrumenti si dhe të subvenciononte plotësisht interesat e huave.

Një linjë e dytë e garancisë sovrane me vlerë 15 miliardë lekë u miratua më 13 maj, por qeveria mori përsipër të mbulonte vetëm 60% të pricipalit për kapital qarkullues dhe investime. Interesi i biznesit për programin e dytë të garancisë sovrane ishte i ulët.

Mes përfituesve nga skema e garancisë sovrane shquhen edhe tre kompanitë kontroverse të inceneratorëve të financuara nga taksapaguesit – ndonëse është e paqartë nëse e ka ndikuar kriza e COVID-19 aktivitetin e tyre.

Vlera e tre kredive të miratuara për llogari të Integrated Energy BV SPV, Albtek Energy dhe Integrated Technology Waste Treatment Fier është 66.9 milionë lekë, nga të cilat janë disbursuar 18.6 milionë lekë deri më 29 maj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari08/07/2020 15:21

O SHQIPTARE!! A E SHIKONI SE CFARE KRYEHAJDUTI KA SHQIPERIA!!! PO KU QENKA FSHEHUR MORE SHQIPTARE KY HAJDUT KAQ I PAPARE!!! HY KRYEHAJDUT KAQ I GJITHANSHEM!!! KY DUHET SHPORRUR SA ME PARE PERPARA SE TE NA RRJEPE EDHE LEKUREN!

Shto koment

Denonco