10 veçoritë e 'dëgjesës' Rama-Veliaj-Ahmetaj-Zoto për vjedhjen e milionave

10 veçoritë e 'dëgjesës' Rama-Veliaj-Ahmetaj-Zoto për vjedhjen e milionave

13:09, 08/07/2020
A+ Aa A-

Nga Jamarbër Malltezi

Dhjetë veçoritë e “dëgjesës” me publikun që organizoi Rama-Veliaj-Ahmetaj-Zoto për vjedhjen e qindra milionë eurove në Sharrë:

1. Dëgjesë publike, ku asnjeri nga folësit nuk njihte pronarët e kompanisë për të cilën po punonin, nuk kish ndodhur ndonjëherë.

2. Dëgjesë publike për një ndotës kaq të madh, që do të djegë 800 ton plehra çdo ditë, ku munguan edhe Bashkia edhe Ministria e Mjedisit, nuk kish ndodhur ndonjëherë.

3. Dëgjesë publike për një djegës, pa treguar skedë teknike e ku askush nuk thoshte dot se çfarë lloji/firme do të jetë impianti djegës, nuk kishte ndodhur askund asnjëherë.

4. Dëgjesë me 25 roje, që rrethonin publikun, nuk kisha parë kurrë më parë. As Thesari i Shtetit nuk ruhet me 25 roje. Afera e plehrave qenka më e vlefshme se thesari i shtetit.

5. Dëgjesë publike, ku të lënë të dëgjosh 2 orë në diell të hapur (që t’i lodhin) dhe pastaj nuk duan të lejojnë komente, por veç pyetje, nuk kish ndodhur më parë.

6. Dëgjesë ku folësja të gënjejë se kinse nuk kish dalë çmimi i tokës ndërkohe qe kish disa muaj që qeveria ka nxjerrë VKM për fondin e shpronësimeve, kjo nuk më kishte rastisur.

7. Çmimi i shpronësimeve të tokës sipas qeverisë i del sa çmimi i dy stilolapsave, apo sa çmimi me të cilin gruaja e Edi Ramës kinse-bleu tokën në Surrel, pra me 2 euro për m2!

8. Dëgjesë publike, ku ndonëse thuhet se materialet janë në website, por website i bashkisë tregon “Error”, veç në Shqipëri ndodh. Dhe asnjë fjalë për impiantin që do të instalohet, çfarë lloji është, çfarë kapaciteti ka, çfarë emetimesh lëshon etj.

9. Dëgjesë ku mediat blihen dhe e nuk shfaqet asnjë debat as nga opozita dhe as nga banorët, sikur nuk kishte ndodhur asgjë nga këto, kjo ndodh veç kur mediat përlyhen keqaz në përlarjen e parave publike përmes reklamave nga Rama, Veliaj e Ahmetaj.

10. Dëgjese ku edhe gazetari "i pavarur" por i paguar nga Soros (ish- bashkëpunëtor me Veliajn, bashkëkryetar i Mjaft e tani me Birn) as nuk raportoi dot prezencën e opozitës, jo më të tregonte se argumentet e opozitës përfshi atë që duan t’i përlajnë tokën me çmimin e dy stilolapsave, dëshmuan teatrin dhe banorët e revoltuar përçmuan haptaz “dëgjesën” e falenderuan opozitën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco