Rektori i UT-së/ Deklarata e Konit: Nuk ka zgjedhje më 30 korrik, ja pse

Rektori i UT-së/ Deklarata e Konit: Nuk ka zgjedhje më 30 korrik, ja pse

13:20, 08/07/2020

Megjithëse Ministria e Arsimit vendosi 30 korrikun si datën e mbajtjes së zgjedhjeve në Universitete, duket se Universiteti i Tiranës, nuk do t’i nënshtrohet këtij procesi.

Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, thotë se pavarësisht se ka nxjerrë urdhrin për shpalljen e datës së fillimit të procesit zgjedhor, aktualisht, nuk është miratuar Komisioni Institucional Zgjedhor (KIZ), si e vetmja strukturë që ka përgjegjësi për administrimin e procesit zgjedhor në UT.

‘Kjo do të thotë që në datën 30 korrik 2020, në Universitetin e Tiranës, nuk mund të zhvillohen zgjedhjet për autoritetet drejtuese dhe për anëtarë të Senatit Akademik të UT, në kushtet e pamundësisë të Senatit Akademik për të miratuar KIZ, dhe të kaosit dhe konfuzionit të shkaktuar nga 5( pesë) ish-personeli akademik i UT’, shkruan Koni në reagimin e tij.

Deklarata e plotë e Rektorit Mynyr Koni:

Në vijim të komunikimeve dhe deklaratave në lidhje me procesin zgjedhor në Universitetin e Tiranës, sikurse ju kam bërë me dije, mbështetur në Urdhërin nr.175 datë 30.06.2020 të Ministrit të Arsimi, Sportit dhe Rinisë, në përmbushje të detyrimeve si autoriteti më i lartë drejtues i UT, në zbatim të nenit 5, pika 3 të Rregullores ‘Për organizimin e zgjedhjeve për autoritetet drejtuese dhe Senatin Akademik në Universitetin e Tiranës’, nxorra Urdhërin nr.6 datë 30.06.2020 ‘Për shpalljen e ditës së fillimit të procesit zgjedhor dhe datën e përcaktuar nga Ministri i Arsimit, Sportit dhe Rinisë, për zgjedhjen e autoriteteve drejtuese dhe Senatin Akademik të UT’.

Gjithashtu, shpalla edhe periudhën e aplikimeve apo të vetkandidimeve për anëtarë të Komisionit Institucional të Zgjedhjeve (KIZ) të UT dhe të Komisionit të Apelimit të UT, për formatimin dhe miratimin e tyre, si detyrë dhe përgjegjësi e Senatit Akademik të UT, të përcaktuar në nenin 6 dhe 37 të Rregullores së Zgjedhjeve të UT. Për shkak të mungesës së aplikimeve nga personeli akademik i UT për anëtar të KIZ, ky komision nuk arriti të miratohet nga Senati Akademik.

Në këto kushte, aktualisht, në Universitetin e Tiranës, nuk është miratuar Komisioni Institucional Zgjedhor (KIZ), sipas kërkesave të nenit 6 të Rregullores së Zgjedhjeve të UT, si e vetmja strukturë që ka përgjegjësi për administrimin e procesit zgjedhor në UT.

Kjo do të thotë që në datën 30 korrik 2020, në Universitetin e Tiranës, nuk mund të zhvillohen zgjedhjet për autoritetet drejtuese dhe për anëtarë të Senatit Akademik të UT, në kushtet e pamundësisë të Senatit Akademik për të miratuar KIZ, dhe të kaosit dhe konfuzionit të shkaktuar nga 5( pesë) ish-personeli akademik i UT.

Nga ana tjetër, 5(pesë) ish- personeli akademik i UT, të cilëve, sikurse jeni njoftuar dhe sqaruar edhe me komunikimet dhe deklaratat e mia të mëparshme, u janë ndërprerë marrëdhëniet e punës me UT që në datën 6 maj 2020, vazhdojnë të ndërmarrin veprime dhe të nxjerrin akte në funksion të procesit zgjedhor të UT. Këta ish-personel i UT, mbështeten hapur nga të gjithë drejtuesit aktualë të njësive kryesore (dekanët e fakulteteve) të UT, në veçanti nga z.Dh.Kule dhe z.A.Hoxha.

Të gjithë këta persona, kanë krijuar një konfuzion dhe një kaos total në institucion dhe në rradhët e personelit akademik të UT. Pikërisht ky kaos dhe ky konfuzion, ka prodhuar edhe këtë situatë paligjshmërie në procesin zgjedhor në UT.

Me shkresën nr.1991 datë 08.09.2020 (kliko këtu https://unitir.edu.al/…/uploads/2020/07/Shkrese-MASR-08.07.…), në zbatim të nenit 7, pika 2/e, j, të ligjit të arsimit të lartë 80/2015, si institucioni që duhet të verifikojë ligjshmërinë e zhvillimit të zgjedhjeve, i kam kërkuar me forcë Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, të vlerësojë informacionin dhe dokumentacionin që i kam përcjellë në lidhje me procesin zgjedhor në Universitetin e Tiranës.

Gjithashtu, me shkresën nr. 1986 datë 8 korrik 2020, i kam kërkuar Prokurorisë së Rrethit Gjyëqësor, Tiranë, për të hetuar pikërisht këtë situatë paligjëshmërie, me qëllim për të kthyer në ligjshmëri procesin zgjedhor në Universitetin e Tiranës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Landi08/07/2020 14:12

Pse more Mener mos te mbahen zgjedhjet?Apo se te ka zene suma kallo te karrikja ty.

Shto koment

Denonco