Tabaku: Askush s’e beson me Ramën, të gjithë presin që të ikë

Tabaku: Askush s’e beson me Ramën, të gjithë presin që të ikë

13:14, 08/07/2020
A+ Aa A-

Nga Jorida Tabaku

800 mijë vota? Po ku do t’i gjejë, se nuk ka më as në shitje që t’i dalin llogaritë?! Të gjithë mezi po presin që të ikë, duke mbyllur një nga kapitujt më të këqij të këtyre 30 viteve.

Askush nuk ka më besim tek Edi Rama, as socialistët vetë, as ata qytetarë që e votuan në mirëbesim për premtimet e bujshme.

Biznesi dhe qytetarët e shohin si problemin e tyre kryesor dhe duan që t’i drejtojë një qeveri tjetër, e cila të mos i vjedhë, të mos i torturojë nëpër zyra burokratike, të mos gjobiten nga taksidarët që u rrinë tek dera, duan një qeveri që u siguron taksa të ulëta për të zhvilluar biznesin dhe për të marrë më shumë të ardhura nga paga mujore.  

Vrojtimi i Bankës së Shqipërisë fakton rënien e treguesve të besimit tek biznesi dhe klimën armiqësore, të krijuar këto vite nga qeveria.

Matjet tregojnë se kjo është rënia më e madhe e besimit të biznesit. Çdo fushë është e prekur. Indeksi i sipërmarrjes së shërbimeve, që tregon mbylljen e vendeve të punës, ka rënë me 60%, besimi i tregtisë apo indeksi i industrisë, që tregon përkeqësim të bilancit tregtar, është në kufijtë më të ulët historikë.

Qytetarët do të kenë më pak para, do të konsumojnë më pak, bizneset do të fitojnë më pak. E vetmja gjë që është shumë, është rritja stratosferike e borxhit, në nivelin 93% të prodhimit kombëtar.

800 mijë votat Edi Rama mund t’i shohë në ëndërr, mund t’i numërojë me mend, siç numëron pasuritë e grabitura të vendit, por ai duhet të nisë e të mësohet me faktin se koha e tij ka perënduar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Skrapari08/07/2020 13:53

Te ngrihemi te gjithe antiridhjerasit dhe me te gjitha mjetet dhe format e luftes te clirojme vendin nga kjo pjelle e keqe perfshire ketu edhe ridhjerasin e fundit.

Shto koment

Denonco