Rama humbi gjyqin/ Buxheti bën gati 100 mln euro për Beketin

Rama humbi gjyqin/ Buxheti bën gati 100 mln euro për Beketin

13:00, 08/07/2020
A+ Aa A-

Buxheti i shtetit do të duhet që të paguajë 109. 5 milionë euro për detyrime që rrjedhin nga vendime të gjykatave ndërkombëtare të arbitrazhit. Në një dokument që shoqëron raportin për ecurinë e ekonomisë gjatë pjesës së parë të vitit financat kanë pasqyruar edhe pagesën për ‘Vendimet e gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit’.

Në tabelën shoqëruese rezulton se nga i gjithë ky fond detyrimesh kontigjente për periudhën janar-qershor 2020 nga institucionet buxhetore është raportuar se nuk janë kryer pagesa për vendime arbitrazhi për shkak të situatës së krijuar nga pandemia.

Në mes të 8 pagesave, vlera më e madhe është ajo ndaj ‘Hydro dhe të tjerët kundër Shqipërisë’ e Françesko Beketit. Nga fatura që qeveria shqiptarë do t'i paguajë Beketit, 99,5 milionë euro janë për shpronësimin dhe 311 mijë euro janë pagesa që qeveria jonë do të japë për shpenzimet administrative të procesit gjyqësor.

Bëhet fjalë për gjyqin e humbur në gjykatën ndërkombëtare të arbitrazhit për investimet. Rreth një vit më parë qeveria e humbi gjyqin, por kryeministri Rama nuk e pranoi publikisht pagesën e frikshme prej 110 milionë euro që do të duhet të nxirrte nga taksat e qytetarëve për Beketin. Ky i fundit e hodhi në gjyq qeverinë e Shqipërisë për mbylljen e aktivitetit të hidrocentralit që nuk u arrit të ndërtohej përfundimisht prej dekadash.

Ndërhyrja e qeverisë dhe shpeshherë edhe deklaratat publike të ashpra të kryeministrit në ditët e para të marrjes së pushtetit në vitin 2013 ndaj një biznesi ndërkombëtar janë penalizuar nga gjykata ndërkombëtare me 110 milionë euro. Pagesa ë këtij detyrimi në kohë pandemie është akoma më e rëndë si për ata që e shkaktuan, ashtu edhe për qytetarët që do të paguajnë nga taksat e veta. Në raportin e publikuar, Ministria e Financave shpreh shqetësime për këto fatura ndaj buxhetit të shtetit, ndërsa i rekomandon Avokaturës së Shtetit negocimin e mosmarrëveshjeve me kompanitë që kanë paditur shtetin shqiptar./BW

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Loku11/07/2020 18:50

Vini dhe Begeti shume shoke me njoi thetrin. I ndajne bashk.

Daj Jaku10/07/2020 06:22

Po me çfarë gopin e mëmës së vet merren këto organet e reja të "drejtësisë", këta prokurorë të përgjithshëm, këta SPAK o ASPAK, për çfarë u krijuan si thela mbi bisht, për të marrë rroga zvicerane në një vend ku puntori merr 200 € në muaj? Ky është rasti më flagrant i batërdisjes së buxhetit. Kush gabon paguan, gaboi (me dashje, me qëllim) Edvin krimineli, ti paguajë vetë qoftë materialisht, qoftë penalisht. Përndryshe çojini në gop të tëçkës së sëçkës këta lesha të SPAK aspakut.

Noni08/07/2020 15:31

Kjo bande hajdutesh qe qeverisin I bien ne top parave te ketij populli mjerane , parate e popullit jane e populli do paguaj , deri me sa te kujtohet te zgjohet ky popull ( dashte Zoti te zgjohet) e ti bjere nje here e mire ne " top" ketij parlamenti ujqerish te babezitur qe po e shqyejne Shqiperie nga te gjitha anet.

N08/07/2020 15:14

Ky është vetem fillimi kushedi sa duhet të paguaj populli nga veprimet arbitrare te ketij njeriu.

lushingabarbullushi08/07/2020 13:22

Po pse ti paguaj buxheti i shtetit? Ti paguaj shkaktari i kesaj meselje.

Shto koment

Denonco