Lajmi i fundit

Qëllohet me armë drejt makinës së një avokati në Memaliaj. Dyshimet e para

VIDEO virale/ Gënjeshtra flagrante e Ramës për inceneratorët

VIDEO virale/ Gënjeshtra flagrante e Ramës për inceneratorët

12:37, 08/07/2020
A+ Aa A-

Në takimet që po bën me qytetarët, kryeministri Edi Rama po mundohet t’ua mbushë mendjen qytetarëve për dy gjëra: që nuk bën vetëm projekte 3D dhe që nuk gënjen.

Por çdo ditë, ai po kapet në flagrancë, siç ndodhi një ditë më parë kur një video u bë virale.

Kryeministri zotohet se nëse impiantet e përpunimit të mbetjeve kushtojnë mbi 400 milionë euro, ai do japë dorëheqje.

Megjithatë, një investigim i BIRN zbulon se vetëm inceneratori i Tiranës ka një kosto prej 430 milionë eurosh.

Image

Jo vetëm kaq, por studimi i fizibilitetit për koncesionin përmban shkelje skandaloze, të cilat janë miratuar në shkelje ligji nga qeveria e Edi Ramës. Si gjithmonë, rreziqet financiare i merr mbi shpinë taksapaguesi shqiptar.

Kjo situatë gënjeshtrash ka bërë që mjeshtri Bujar Kapexhiu të sjellë në Mapo karikaturën e mëposhtme:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco