Basha: Rama po i jep ekonomisë një goditje fatale me rritjen e borxhit

Basha: Rama po i jep ekonomisë një goditje fatale me rritjen e borxhit

11:14, 08/07/2020
A+ Aa A-

Kreu i opozitës, Lulzim Basha reagoi në lidhje me rritjen e Borxhit Publik në vend. Basha tha se kryeministri po i jep një goditje fatale ekonomisë.

"RAMAVIRUSI po e gërryen nga brenda ekonominë tonë. Me rritjen stratosferike të Borxhit Publik në 80% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, Rama po i jep ekonomisë një goditje fatale.

Ky borxh që rëndon mbi qytetarët po përdoret jo për ti ndihmuar ata në këto ditë të vështira, por për të mbushur xhepat e Ramës dhe oligarkëve në shërbim të tij. Për shkak të RAMAVIRUSIT, sot gjysma e shqiptarëve janë pa punë dhe mbijeton në kufirin e varfërisë.

Por shqiptarët kanë mundësi të jetojnë më mirë dhe të kenë më shumë. Shqiptarët kanë nevojë për një qeveri që jua lehtëson barrën e taksave dhe që rrit punësimin dhe investimet.

Shqiptarët meritojnë një qeveri të përgjegjshme dhe serioze e cila nuk do t'i lërë më në mëshirën e fatit, por do tju bëhet krah në ditët e tyre më të vështira. Ne për këtë po punojmë sepse ditë më të mira do të vijnë për të gjithë ne," shkruan Basha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Noni08/07/2020 15:03

Rama jep goditje fatale , dhe Basha me opoziten, te mberthyer vetem tek konstatimet per bemat e skandaleve te qeverise hajdute kriminele te Edi Rames , dhe populli gomar pret te mbije bare . A po, Basha pret te fitoje zgjedhjet e ardheshme edhe pse akoma , mareveshja zgjedhore eshte ne duart e Rudi Hajdares , per te vendosur mbi mareveshjen Ndersa banditet me ne krye Edi Ramen kryebandit , bejne kerdine duke e shendruar kete vend ne xhungel DROGE e KRIMESH. , peng te bandave kriminele , pa as me te voglen drite jeshile ne horizontin e larget per shqiptaret .

Opozitari08/07/2020 14:20

Goditjen me fatale ekonomis dhe gjithe Shqiperise po ja jepni ju , opozita , qe ketu e 8 vjet i keni lene dore te lire kriminelave komuniste me kryekriminelin kryeminister qe nuk la gje PA vjedh e shkateru ne kete vend , deriva sa ti nxjerre ujet e zi e te fundose gjithe shqiptaret .

Shto koment

Denonco