Hoti, pas takimit me Macron: Franca zotohet të përkrahë Kosovën në dialogun me Serbinë

Hoti, pas takimit me Macron: Franca zotohet të përkrahë Kosovën në dialogun me Serbinë

07:32, 08/07/2020
A+ Aa A-

“Franca zotohet se do të vazhdojë ta përkrahë Kosovën në procesin e dialogut me Serbinë, i cili duhet të çojë në njohje të dyanshme dhe normalizim të raporteve”, njoftoi kryeministri i Kosoves, Avdullah Hoti në Twitter, pas takimit me Presidentin Emmanuel Macron dje në Paris.

Ndërsa pas takimit në Elysee, Hoti njoftoi se "në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Francës ka nënshkruar dy marrëveshje bilaterale Kosovë-Francë. Nga pala franceze marrëveshjet u nënshkruan nga Sekretari i Përgjithshëm në MPJ, Francois Delattre.

Njëra marrëveshje e mundëson zhvillimin e aktiviteteve në Kosovë të Agjencisë franceze për zhvillim, kurse tjetra e lejon punësimin e anëtarëve të familjeve të diplomatëve. Me këtë marrëveshje vendosen bazat e bashkëpunimit mes Qeverisë së Kosovës dhe Bankës Franceze për Zhvillim në sektorët si energjia, shëndetësia, sektori i ujit, teknologjia digjitale, trajnimi profesional etj.

Përveç mbështetjes që Franca i jep Kosovës nëpërmjet Bashkimit Evropian, këto dy marrëveshje shënojnë thellim konkret të marrëdhënieve bilaterale në mes dy vendeve.
Qeveria e Kosovës dhe ajo e Francës janë duke përgatitur një numër marrëveshjesh, të cilat dëshmojnë kualitetin e shkëlqyeshëm të marrëdhënieve dypalëshe."

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco