Afera e inceneratorëve/ VasiliI: Besojeni po të doni këtë kryeministër gënjeshtar

Afera e inceneratorëve/ VasiliI: Besojeni po të doni këtë kryeministër gënjeshtar

23:08, 07/07/2020
A+ Aa A-

"Ky burrë i dobët nuk jep dorëheqjen, por veç zvarritet dhe pështiroset". 

Kështu e konsideron nënkryetari i LSI, Petrit Vasili kryeministrin Edi Rama, referuar asaj çfarë do të deklaronte ai më 30 nëntor 2017 në foltoren e parlamentit dhe asaj që zbuloi investigimi i Birn lidhur me inceneratorin e Tiranës.

Shefi i qeverisë do të premtonte se nëse vlera e këtij projekti do të ishte 400 milionë euro ai do të dorëhiqej, por së fundmi u zbulua se shifra është edhe më e madhe, 430 milionë euro.

"Besojeni po të doni këtë kryeministër gënjeshtar", shprehet Vasili.

Postimi i plotë i Vasilit:

Besojeni po te doni kete kryeminister genjeshtar!(VIDEO).

Deklaronte pa ju dridhur syri, qe do te jepte doreheqjen po qe se do provohej qe inceneratoret kushtonin 400 milion euro do jepte doreheqjen.

Sipas studimit të fizibilitetit, totali i kostove të ndërtimit dhe operimit të inceneratorit kap vlerën e 430 milionë eurove!

Pra jo 400 milionë, po 430 milionë.

Por ky burre i dobet nuk jep doreheqjen, veç zvarritet dhe peshtiroset.

Siç dëgjohet në videon e mëposhtme, Rama, në debat e sipër me liderin e opozitës Lulzim Basha, ka thënë se nëse totali i vlerës kap 400 milionë euro, ai vetë do japë dorëheqjen. /A.R, Syri.net

Fjala e Ramës në Parlament, 30 Nëntor 2017:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco