Lajmi i fundit

LIVE/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Himarë për të zgjedhur kryetarin e komanduar

Shembja e Teatrit Kombëtar/ Radoja: Na dhunuan e na tradhëtuan! Shumica prej nesh u blenë

Shembja e Teatrit Kombëtar/ Radoja: Na dhunuan e na tradhëtuan! Shumica prej nesh u blenë

22:11, 07/07/2020
A+ Aa A-

Në një intervistë për "A-Show" në Syri TV, aktori i mirënjohur dhe shumë i dashur për shqiptarët, Gulielm Radoja foli edhe për ngjarjen e 17 Majit, kur mëngjesin e hershëm të asaj dite, qeveria do ti vinte rruspën godinës së Teatrit Kombëtar.

Të rindërtohet teatri ose kompleksi Skënderbeg siç ishte, ose të bëhet një teatër i ri. Cilin do të kishe mbështetur post-faktum, pas ngjarjes?

“U nis shumë herët dhe pati një step by step qysh në kohë të vjetra kur u ndërtua në mënyrën më të çuditshme teatri i Rubairave dhe ne aktorët e TK hynim nga sqetulla e godinës. Ia arritën qëllimit, pak nga pak, e shembën. E shembën. Nën këmbët e një kulle do të ishte edhe teatri. Jo. Është identitet ai. Ka vende të tjera Tirana. O aty o s’ka.

Na dhunuan. Ishte një dhunë që prodhoi një ndasi shumë të madhe. Ne nuk e kemi pas njohur njëri-tjetrin. Shumica prej nesh u blenë por secili para pasqyrës përgjigjet për fytyrën e vetë. Pra, pushteti të shkel me këmbë dhe ata, jam i sigurtë, që fërkojnë duart se shkatërruan atë godinë në mënyrë të pabesë. Na tradhëtuan”

Sa i përket situatës politike në vend dhe atë çfarë po ndodh me Shqipërinë, aktori shprehur zhgënjimin e tij.

“Jemi bërë shumë tallave. Më duket se e thotë Kim Mehmeti, po bëhemi tallave-popull. Është prishur shija.

Prej disa vitesh unë jam apartiak. Kam alergji për të gjitha llojet e partive pasi ndjehem i zhgënjyer që në 91-shin. Kam qenë një prej nismëtarëve për demokraci. Kandidat për deputetë në zgjedhjet e para pluraliste. Jam tërhequr me koshiencë. Më vjen keq se jam i tradhtuar në gen.  Ndjehem i tradhtuar. Jam rehat. Shoh filma dokumentarë, shoh filma me kartonë, nuk shoh lajme. Jam rehat”, tha ndër të tjera aktori Gulielm Radoja. /A.R, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco