Akuzat e Bolton/ Abazi për 'A-Show': Kemi qenë në dijeni për planin Thaçi-Vuçiç për ndarjen e Kosovës ë

Akuzat e Bolton/ Abazi për 'A-Show': Kemi qenë në dijeni për planin Thaçi-Vuçiç për ndarjen e Kosovës

21:38, 07/07/2020
A+ Aa A-

Në një lidhje me Skype nga Prishtina për "A-Show" në Syri TV, ish zv.kryeministri i Kosovës, Haki Abazi ka komentuar zhvillimet e fundit në Kosovë e mbi të gjitha për akt-akuzat e Gjykatës Speciale për presidentin Hashim Thaçi.

Sipas Abazit, Vetëvendosje ishte kundër ngritjes së Dhomave të Gjykatës Speciale në kuvendin e Kosovës, ndërsa Thaçi këmbëngulte që të ndodhte.

"Që kur erdhën dhomat e Gjykatës Speciale në kuvendin e Kosovës, Vetëvendosje ishte më e qarta. Nuk i kemi faj Thaçit që i ka dredhur dorën deputetëve në gusht të 2015 që të aprovonin Gjyk Speciale. Unë them se ai ka qenë përfundimi i një procesi të dobët. Gjy nuk ka trënë nga qielli. U kemi thënë nga fillimi se, pas vendimit të GJND që kishte dhënë përgjigje të plotë për Serbinë dhe as sipas Rezolutës 1244 dhe në vend të hynim në një cikël të pafundmë, duhet të flisnim për rregullimin e brendshëm të Kosovës", tha Abazi.

Sa i përket deklaratave të John Bolton se, udhëheqës në Kosovë e Shqipëri qëndrojnë pas planit për ndarjen e Kosovës, Haki Abazi dha këtë përgjigje: "Ne e kemi ditur dhe e kemi thënë qartë se, ne jemi në dijeni për planin e Thaçit dhe Vuçiçit për ndarjen e Kosovës. Do duhej të ngriheshim në këmbë për këtë situatë alarmante. Plani i ndarjes ka ekszistuar dhe vazhdon të ekzistojë. Nuk është vetëm ndarja ajo që u përgatit për tiu imponuar Kosovës, përfshirë edhe Ramën, për të shpëtuar lëkurën e Thaçit u prish rendi kushtetues e demokratik në vend"

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco