Manjani për A-Show: Hapja e listave njësoj si të hapësh pusetën e ujërave të zeza, nuk zgjidh asgjë

Manjani për A-Show: Hapja e listave njësoj si të hapësh pusetën e ujërave të zeza, nuk zgjidh asgjë

21:26, 07/07/2020
A+ Aa A-

I ftuar në A-Show në Syri Tv përballë gazetarit Adi Krasta ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka prekur një sërë temash. Manjani ka folur fillimisht për listat e hapura dhe pse është kundër tyre.

‘Ne duhet të kuptojmë një gjë që lideri në Shqipëri është diktaturë.

Ne nuk jemi çliruar nga komunizmi.

Ne duam liderin e fortë që bën spektakël.

Kjo na ka rezultuar në atavizëm.

Janë vrarë njerëz për çfarë, për kulturë të njëshit,

Duhet të mësohemi me ikjen e liderit dhe të vijë tjetri.

Askush nuk e di çfarë janë listat e hapura.

Askush nuk e di çfarë janë listat e hapura.

Kur unë po ju them që janë një bashkësi njerëzi që partia i çon në KQZ, dhe që ti duhet ta kesh mirë me Partinë që të jesh pjesë e tyre dhe të të fusin aty.

Ndërkohë partia nuk ka punë fare me mua kur garoj, këtë duhet ta bëjë populli sipas preferencave që ka.

Kjo nuk është demokraci. Unë jam për hapje të garës.

Partia nuk ka fare punë me mua kur garoj, kjo është hapja e garës.

Unë dua të zgjidhem dhe dua të konkuroj sa i aftë jam.

Sot nuk e bëj dot se do më shkrijnë. Hapja e listave është njësoj si të hapësh pusetën e ujërave të zeza,

Është një maskim që mund ta shtyjë edhe për disa vite këtë maskarëllëk.’

I pyetur nga Krasta nëse e garantojnë cilësinë, Manjani u shpreh se gara do e garantonte më mirë cilësinë.  

‘Jo, sepse gara do e garantonte më mirë cilësinë.

Ne shkuam drejt sistemi partiak sepse menduam që do prodhonim një parlament cilësor.

Por që të jesh në parlament duhet të kesh tre elementë si individ.

Të bësh avokatin në jetën tëndë

Të dish të kontrollosh qeverinë

Unë vetë do preferoja, do ta kisha dëshirë, të isha në parlame, jo se jam burrë i mirë, por se di ti bëj këto tre element, por duhet t’i lutem një partie.’

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco