Takimi me opozitën parlamentare/ Rama: Marrëveshja e Këshillit Politik nuk mund të zhbëhet, por...

Takimi me opozitën parlamentare/ Rama: Marrëveshja e Këshillit Politik nuk mund të zhbëhet, por...

20:42, 07/07/2020
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama ka lënë të hapur mundësinë e një tryezë politike tre palësh mes qeverisë, opozitës parlamentare dhe asaj jashtë parlamentare.

Pas takimit me deputetët e opozitës parlamentare, e zhvilluar në Kryesinë e Kuvendit, kreu i qeverisë është shprehur se, ajo që është arritur në marrëveshjen e Këshillit Politik nuk mund të zhbëhet, por mund të shtohen disa çështje të tjera, këtu duke mos përjashtuar mundësinë e hapjes së listave.

"Ajo është një bazë që mund të shtojmë, por nuk mund të heqim. ne jemi të gatshëm të konsiderojmë një formulë të hapjes së listave, të gatshëm të formalizojmë gjatë procesit të konsultimeve në një konsenus tre palësh, natyrisht askush nuk do marrë gjithçka, por nga ana tjetër, është shumë e rëndësishme që të gjithë të kenë zë dhe pjesë në proces. këtu jemi. E para kemi nevojë për një mazhorancë të gjerë në kuvend që është përtej asaj që kemi, PS nuk do të angazhohet në procese të kapjes së një vote për të bërë një ligj kaq të rëndësishëm dhe nuk kam ndonjë respekt më të madh për ata që janë jashtë se ata që janë brenda, por askush nuk ka monopol dhe privilegje. Është e vërtetë që një shumicë dërmuese qytetarët duan të kenë më shumë zë në proces, jo të zgjedhin një parti apo një lider, por të kenë preferencë për një kandidat, kjo është e qartë dhe ne jemi PS dhe ne do të jemi pasqyrë ku do të reflektohen dëshirat e njerëzve. Në një proces ku ne kemi vendosur të ecim me një lidership të qartë dhe aleancë me njerëzit, por marrëveshja është një pengesë për deputetët aktual të opozitës, nuk mund t;i rikthehemi marrëveshjes edhe pse ne jemi me ta, si përshembull te depolitizomi, por është një lëshim shumë i madh që i kemi bërë PD-së dhe për këtë ne duhet ta mbajmë, ndërkohë që për të hapur më tutje procesin miqtë e opozitës duhet të kuptojnë ato jashtëparlamentare", tha Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Piro07/07/2020 21:47

Ik ore ku---e e ndyre.Ku pyet ti per qelbesjrat brenda ne parlament.Basha nuk duhet qe te takohet me opoziten e dhjere.

Shto koment

Denonco