Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

42 eurodeputetë kërkojnë heqjen e vizave për Kosovën/ Pollo: Tirana të frymëzohej nga Prishtina për mosshtimin e kushteve

42 eurodeputetë kërkojnë heqjen e vizave për Kosovën/ Pollo: Tirana të frymëzohej nga Prishtina për mosshtimin e kushteve

19:30, 07/07/2020
A+ Aa A-

42 eurodeputetë, përmes një letre drejtuar presidenti francez Macron dhe kryeministrit holandez Rutte, kërkon heqjen e regjimit të vitave për Kosovën në fund të 2020.

Është Andrey Kovatchev ai i cili publikon edhe letrat teksa thotë se ka kërkuar në letër heqjen e vizave për Kosovën, pasi kjo e fundit ka përmbushur të gjitha standardet prej 2 vitesh.

Lidhur me këtë reagon edhe ish-deputeti i PD, Genc Pollo.

Sipas Pollos, apeli i eurodeputetëve është gjesti politik i duhur, por nuk duhet harruar që ky është vendim i politikanëve udhëheqës në BE dhe vetëm i atyre. 

"Është e vërtetë qe Kosova i ka përmbushur me kohë kushtet për liberalizimin e vizave. Siç është e njohur që disa  shtete antare të BE ende nuk kanë dhënë pëlqimin duke vonuar kështu vendimmarrjen. Prandaj apeli i eurodeputetëve është gjesti politik i duhur. Vetëm të mos harrojmë se ky është vendim i politikanëve udhëheqës në BE dhe vetëm i atyre.

Nuk është çeshtje e qeveritarëve në Tiranë; këta të fundit mund të ishin frymëzuar nga Prishtina dhe mund të mos i kishin shtuar kushtet europiane  nga 5 në 9 e së  fundi në 15. Qeveritarët e sotëm ishin opozitarët e djeshëm kur shqiptarët morën liberalizimin e vizave në Zonën Schengen (2011). 

Kontributi" i tyre asokohe ishte përhapja e panikut tek socialistët europianë e tek ca të tjerë se po të hiqeshin vizat do të kishte dyndje popullore si në 1991. Vizat u hoqën e dyndje nuk pati; deri në vitin 2014 kur dyndja filloi e nuk po pushon. Kaq mjafton për të bërë dallimin; pa qenë nevoja të kujtojmë si e përdorën ata Grizeldën e Roshit", shkruan Pollo në reagimin e tij. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco