Dy zyrtarë me Covid, por ministria nuk ndalon grumbullimet

Dy zyrtarë me Covid, por ministria nuk ndalon grumbullimet

12:35, 07/07/2020
A+ Aa A-

Dy zyrtarë të drejtësisë Arsimore të Tiranës/qytet janë diagnostikuar pozitiv me koronavirus Covid-19.

Ata kanë rezultuar një ditë më parë të infektuar, ndërsa janë njoftuar për tu karantinuar.

Por ndryshe nga sa duhej të ndodhte, puna në drejtorinë Arsimore të Tiranës nuk ka ndaluar, duke u krijuar edhe grumbullime të shumta qytetarësh dhe mësuesish.

Ministria e Arsimit nuk ka marrë asnjë masë që të ndalojë punën e zyrës dhe të bëjë tamponë për të gjithë punonjësit, por aty është vazhduar sikur nuk ka ndodhur asgjë.

Këtë e vërtetojnë edhe fotot e bëra publike dje nga SYRI.net, ku grumbullimi i njerëzve ishte i madh.

Këto grumbullime kanë vazhduar edhe gjatë ditës së sotme edhe pas konfirmimit pozitiv të zyrtarëve të arsimit.

Kete fakt sot e denoncoi edhe ish-deputetja e PD, Albana Vokshi.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco