Lajmi i fundit

Kërkesë e opozitës/ Bie seanca e 7 marsit, Sekretariati i Etikës anulon votimin e ligjeve pa kuorum

Dyndje te Drejtoria Arsimore/ Vokshi: Pse s'vepron Prokuroria?!

Dyndje te Drejtoria Arsimore/ Vokshi: Pse s'vepron Prokuroria?!

11:26, 07/07/2020
A+ Aa A-

Albana Vokshi, ish-kryetarja e Komisionit të Edukimit në Kuvend, ka ngritur pyetjen se pse nuk vepron Prokuroria, kur me qëllim institucione si Ministria e Arsimit, krijojnë vatra të përhapjes së COVID-19.

Vokshi ka publikuarpamjet e asaj që po ndodh në dyert e Drejtorisë Arsimore të Tiranës, ku dhjetëra prindër presin në radhë për të regjistruar fëmijët në shkolla.

“Zyrat Vendore të Arsimit - vatra të mundshme përhapje të COVID19! – ngre alarmin Vokshi. - Prindër të detyruar të presin me orë në rradhë për të regjistruar fëmijët në shkollë.

Dështim total i Ministres së Arsimit Besa Shahini dhe Drejtoreshës së Zyrës Arsimore Tiranë për të marrë masat e duhura e të detyruara që të mundësohet regjistrimi i fëmijëve duke ruajtur shëndetin e tyre e të familjeve të tyre.

Ndryshimet në Kodin Penal dënojnë me burg çdokënd që me qëllim apo nga pakujdesia përhap COVID-19. Pse Prokuroria nuk vepron?!”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco