Drejtorët e Albpetrolit tërbohen ndaj specialistëve, se ju zbuluan rrogat e majme që zhvatën gjatë karantinës

Drejtorët e Albpetrolit tërbohen ndaj specialistëve, se ju zbuluan rrogat e majme që zhvatën gjatë karantinës

10:36, 07/07/2020
A+ Aa A-

Punonjësit e administratës së Albpetrolit në Fier janë hedhur sërish në protestë ditën e sotme, pasi kanë mësuar abuzimet që po bëhen në vazhdimësi nga drejtuesit e tyre të importuar nga Tirana. Protesta ka vazhduar, pavarësisht se drejtuesit janë tërbuar ndaj tyre dhe kanë nisur presionet dhe shantazhet.

Specialistët janë paguar gjatë tre muajve të fundit me 40% të pagës ose edhe më pak, kurse drejtorët e tyre, siç provohet me dokumente, kanë marrë 100% të pagës së majme dhe krahas kësaj, edhe naftën e udhëtimeve nga Tirana ku banojnë për në Fier ku punojnë.

Kryetari i PD në Fier, Luan Baçi, i është bashkuar shqetësimin të tyre  të madh dhe ka deklaruar sot se pas denoncimit me prova, të pagave 100% që kanë marrë drejtuesit e Albpetrolit në muajt e karantinës, mbi këta punonjësjanë bërë presione të forta dhe kërcënime për të zbuluar se si kanë dalë dokumentet e abuzimit.

Baçi, në emër të PD-së, ka theksuar se këta drejtues, “një ditë do të përgjigjen, do të vihen para ligjit, do të venë në burg” sepse “ne nuk harrojmë!”

Në mesazhin e tij, Baçi shprehet:

"Protesta e sotme e specialistëve të Albpetrol sh.a. tregon më së miri, të vërtetën mbi çdo denoncim të bërë nga ne, mbi abuzimet dhe vjedhjet e drejtuesve të saj,

Protesta sot në Albpetrol, punonjës të administratës dhe specialistë, kërkojnë të drejtën e tyre, kërkojnë pagat, që ju takojnë me ligj.

Drejtuesit e korruptuar të Albpetrolit vazhdojnë të vjedhin, jo vetëm me tendera dhe blerje-shitje të ndryshme, por të abuzojnë dhe me pagat e administratës, duke aplikuar të ashtuquajturën" pagë lufte" 26 000 lekë për shumicën e administratës, ndërsa drejtorët VIP-a, që vijnë që nga p....s....dmth nga Tirana, jo vetëm që marrin paga sa të Kryeministrit të tyre, abuzojnë dhe me mijëra litra naftë për lëvizjet e tyre të pakontrolluara.

Gazhelët drejtues dhe kompania e hajdutëve të Tiranës, dje pas publikimit te disa dokumenteve diskretituese dhe sms-së së ardhur nga specialistë të Albpetrol në adresën time, filluan nga presionet dhe shantazhet për të gjetur autorët e informimit dhe denoncuesit kurajozë, që më dërguan mua informacionin.

Më kot mundoheni, janë shumë, janë të gjithë. Të gjithë ata që janë nga Fieri, Patosi, Mallakastra, Roskoveci etj, nuk ju duan, jeni të padëshirueshëm, jeni hajdutë dhe uzurpatorë. Një ditë do të përgjigjeni, do të viheni para ligjit, do të vini në burg. Ne nuk harrojmë!"

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco