Peka i kujton Hajdarit/ Azemi nuk doli kurrë kundër PD sa ishte në opozitë

Peka i kujton Hajdarit/ Azemi nuk doli kurrë kundër PD sa ishte në opozitë

23:25, 06/07/2020
A+ Aa A-

Debat mes gazetarit Çim Peka dhe deputetes Rudina Hajdari në studion e "Çim Peka LIVE".

Shkak u bë një koment i shkurtër i moderatorit të emisionit, i cili i kujtoi Hajdarit se, ndryshe nga ajo, babai i saj, i ndjeri Azem Hajdari, edhe pse ishte përjashtuar disa herë nga partia që themeloi vetë, kurrë nuk mori vendime kundër saj kur ajo ishte në opozitë.

Komenti i Pekës solli një irritim të Hajdarit, e cila u shpreh se ajo nuk është kundër PD por kundër kryetarit, që sipas saj, e ka mbyllur partinë.

Debati në studio:

Peka: Në momentin që vendosët të mos digjnit mandatin shumëkush ju krahasoi me babain tuaj fisnik dhe në fakt edhe një gjeni politik sepse Azem Hajdari disa herë ka marrë vendime ndaj partisë që ai themeloi vetë, madje edhe është përjashtuar. Unë nuk kam komentuar për një vit rresht asnjë veprim tuaj politik edhe pse kam qëndrime politike të njohura tashmë, për një arsye shumë të thjeshtë, sepse po të komentoja do tju gjykoja si Rudina Hajdarin dhe jo vetëm si vajzën e Azem Hajdarit. Megjithatë ka një moskorrektësi në veprimet tuaja në krahasim me ato të Azem Hajdarit. Azem Hajdari ka marrë vendime kundër PD vetëm kur PD ka qenë në pushtet. Por kurrë nuk e ka marrë një vendim kundër PD në opozitë, në momentin e saj më të dobët. Në momentin kur PD ishte në luftë për ekzistencë, në vitin 1997, Azem Hajdari i përjashtuar, u kthye në krah të Sali Berishës dhe militantëve të opozitës të sulmuar me armë vetëm për ta ndihmuar që ajo të mbijetonte dhe mundësisht të rikthehej në pushtet. 

Në të kundërt, Rudina Hajdari, vendimin e parë politik e ka kur PD ishte në opozitë dhe këtë herë jo e sulmuar me armë, por me para droge, me para krimi e me lobingje që ju ndoshta i dini edhe më mirë se sa unë. 

A mendoni se, ky është momenti i duhur për të marrë një vendim për hir të bindjes apo duhej të mendoheshit dy herë edhe për shkak të trashëgimisë politike? Pra, ngjashmëria në këtë rast me veprimet e Azem Hajdarit nuk qëndron.

Rudina Hajdari: Ky është opinioni juaj

Çim Peka: Është fakt

Rudina Hajdari: Nuk është absolutisht fakt. Madje pas një viti është e qartë se opinioni publik, bashkë me ju, ndoshta ju nuk e pranoni dot publikisht, por edhe ju besoj se i qëndroni tezës se braktisja e mandateve ishte një rrugë e gabuar e PD dhe nuk duhej ta kishte bërë këtë rrugë. E dyta, nëse do të më krahasoni me tim atë... Zoti Peka, kur më bëni pyetje për tim atë dhe më thoni që unë nuk i ngjaj, kjo është një akuzë shumë e rëndë.

Çim Peka: Unë nuk e thashë këtë. Thashë veprimi politik nuk është i ngjashëm.

Rudina Hajdari: PD kur u themelua ishte antiteza e PPSH. U ndërtua si një parti që luftonte Partinë Komuniste. Sot PD çfarë lufton? Ndërkohë me Edi Ramën Lulzim Basha është ulur disa herë, ndërkohë që PD është braktisur nga shumë demokratë dhe në atë parti nuk ka ngelur absolutisht asnjë njeri. Ajo parti ka ngelur jetime. Ajo parti nuk mbështetet nga demokratët. Nëse ju thoni se unë nuk e mbështes PD, kjo nuk është e vërtetë. Unë nuk mbështes një kryetar që e ka mbyllur PD.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Vini08/07/2020 01:52

Beme mama te te ngjaj

Mondi 207/07/2020 18:50

Pim Ceka te njoh dhe me njeh demokrat je,mos e fto gocen e Azemit me e deskritituar ne studio.gjej menyre si te duash qe ta mbrojsh Rudinen,Kirin,Fatmiren ndoshta dhe Azemin e Ri.Jeta eshte e veshtire,vecanerisht per ato qe mbeten pa traun e shtepise.Ata,shoket miqt ti Cim dhe une e lame rrugeve Azem Hajdarin dhe nuk i dolem zot familjes se tij gjithe keto vite.Kush jemi ne...jemi "AI" burri skenderbeu i PD ai duhet ti dilte zot qe te mos kishte nevoje per azgje Rudina,Fatmira apo Kiri,ndoshta keto nuk do e degjonin si nuk e degjoje dhe djali i tij por djalin ne shtepi e mbajti ndersa keto i la "rrugeve".Une ndjehem keq kur shajne familjen e Azem Hajdarit keshtu mendoj dhe per te gjithe bashkepuntoret e tij por fundja cdo njeri ka "kodin"e tij te jetuarit.

PD Elbasan07/07/2020 18:32

Pijanec Legen Baba, Kokrra KURVES dhe e HAJDUTES e jema, dhe...IDIOTE produkti!

Alfons Malo07/07/2020 12:11

Rudina apo rutina kete nuk po ndaj me ty!? Ti bashke me murrizin e mbajtet ne pushtet edi ramen.Kete e di e gjithe bota.Tani prap kerkon ti beni nder rames duke bllokuar reformen zgjedhore.me lloj lloj dokrash.rruga e vetme qe ti te mbijetosh ne poltike bashke me ate brtkocen e lushnjes eshte qe te miratini kodin zgjedhor dhe si "grup opozitar" ne parlament te kerkoni qeveri tranzitore e te lini mandatatet.Kjo mund te mbaj ne politike, ndryshe po ta citoj qe do te ikesh ne amerike e do te vazhdosh jeten private,ashtu siç beri eduart selami.jozefina topalli.bamir topi.Delen qe shkeputet nga tufa e ha ujku o rudine .Boll mbajete ne kembe nje parlament me 100 deputet turp per ty e ata qe njehere te vene kryetre komisioni e diten tjeter te heqin.Nuk aarinte azem hajdari te tallej murrizi se ja zinte fytin me balte karavastaje

Edvini - Djali i Zenunit dhe nipi i Haxhi Bektashi07/07/2020 10:35

Prandaj thonë që jeta është vazhdimësi... Nuk do të thotë që mbaron me ndarjen nga jeta,,, Look at her... Rudina... megjitheatë nuk është komplet tragjedi pasi duket se ju ngjet totalisht dajallarëve... zgjidhe gruan thonë nga anët tona...

Xufe07/07/2020 09:15

Rudina nuk kishte çfar të thoshte dhe nuk ju pergjigj drejtpërdrejtë pyetjeve të moderatorit shumë profesionist dhe të drejtë Çim Peka, për turpin e saj ajo zgjodhi të dilte në krah të Gramoz Ruçit dhe atyre që u vranë babanë dhe kundër partisë që themeloi Azemi ,lideri historik i PD, për arsyen e vetingut të nënës se saj tejet e të korruptuar dhe më e keqja po vazhdon akoma t'a ndihmojë PS duke u munduar të heqin koalicionet parazgjedhore ashtu siç e këshillon daja Taulant. E panë të gjithë shqiptarët fytyrën e saj të vertetës prandaj të mos flasë në emër të demokratëve sepse e ka turpëruar veten në rradhë të parë dhe gjithë familjen e saj dhe ka gojë e thotë jam bërë opozit në parlament ,e kemi parë si po w bën opozitën fallco Rudina në sherbim të Edi Ramës që ditën që nuk dorzoj mandatin dhe vazhdon akoma,nuk e kuptoj si ka fytyrë e del nëpër studjoi,qoftë ajo që është.

Thelight07/07/2020 04:04

Me ke merreni - nuk e shikoni qe cdo fjale qe thote eshte citim sepse nuk ka as formim dhe as pjekuri. Kjo eshte brockulline qe nuk di se cfare flet. E vertata eshte qe kjo kundershtoi sepse ishte koka e te jemes ne hanxhar per pasurine e pajustifikueshme. Mos humbisni kohen tuaj dhe te publikut me kete cuperline qe ka perfituar nga privilegjet e te atit dhe ky eshte gabimi qe beri Basha dhe qe bejne akoma shqiptaret qe nuk shikojne individin, meritat dhe kontributin e dhene po i japin rendesi akoma lidhjeve familjare. Kjo ka shkaterruar dhe do te vazhdoje te shkaterroje akoma Shqiperine dhe vet shqiptaret.

Lani06/07/2020 23:35

Po ca merreni me kte shushk

Shto koment

Denonco