Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

‘Shqiptarët t’i tregojnë vendin sharlatanit, turp për profesionistët lëngaraqë që heshtën!’

‘Shqiptarët t’i tregojnë vendin sharlatanit, turp për profesionistët lëngaraqë që heshtën!’

23:11, 06/07/2020
A+ Aa A-

Nga Petrit Vasili

Turp për profesionistët lëngaraqë, që fajësojnë popullin për pandeminë.

Turp për profesionistët lëngaraqë që s'jua mban ti thonë të vërtetën në sy kryeministrit që dhunoi gjithçka dhe çdo rregull të pandemisë.

Turp për profesionistët lëngaraqë që mbyllën gojën kur Kryeministri me mijëra policë dhunoi çdo rregull dhe shembi teatrin.

Lexojini ç'ka thënë kryeministri mor lëngaraqë dhe trimërohuni një sekondë të vetme në emër të profesionit dhe humanizmit ndaj njerëzve dhe tregojini vendin sharlatanit

Lexojini pra dhe skuquni... :

Rama ne 2 maj deklaronte:

"Albania the Best. Çudi e madhe ëëë?! Strategji jo, plan jo, teste jo e jo, mjekësi jo që jo, qeverisje jo dhe jo, po ja që kur hap sytë e shikon, na del Shqipëria më mirë se tërë dynjaja deri tani në bilancin e kësaj lufte të mallkuar”, shprehej Rama.

Ja çfarë thoshte po ky Rama në 2 qershor:

" doni, nuk doni ju, që insistoni të flisni nga distanca sociale, ndërkohë që unë përgjigjem, ky është një sukses i madh fare i shtetit shqiptar, i shëndetësisë shqiptare dhe i popullit shqiptar, padiskutim – deklaronte Rama më 2 qershor.

Më 18 mars Rama refuzonte përdorimin e maskave:

"Maska nuk është e nevojshme nëse nuk jeni pozitiv. Po përdoret kot! Për shembull, po përdoret në supermarket sepse ekziston frika nga afërsia e tjetrit, por është e kotë".

Më 17 mars Rama refuzonte të bënte testime ja çfarë thoshte:

"Ne s’kemi nevojë për testime, duhet të sillemi sikur e kemi virusin.."

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco