Duma: Rama nuk i pengon dot koalicionet. Opozita parlamentare nuk është palë politike

Duma: Rama nuk i pengon dot koalicionet. Opozita parlamentare nuk është palë politike

22:59, 06/07/2020
A+ Aa A-

Gjatë intervistës së saj në Syri TV, përballë një paneli gazetarësh, ish deputetja e PD, Grida Duma foli edhe mbi lëvizjet e kryeministrit Edi Rama sa i përket pengimit të koalicioneve parazgjedhore.

Sipas asaj kjo gjë është e pamundur, ndërsa shtoi se opozita parlamentare si palë jopolitike nuk mund të përdoret nga kreu i mazhorancës.

Çfarë do të bëjë PD nëse Rama nuk lejon koalicionet parazgjedhore?

"Kjo çështja e koalicioneve është një taktikë sepse e shoh të pamundur për Ramën të vendoset kundër SHBA dhe BE. PPE nuk e pranojnë fare që ky realitet të ndodhë, ka vende ku mund të diskutohet. Është lënë e lirë në Gjeorgji por nuk ka ndodhur. Komisioni i Venecias ka thënë se është e pamundur të ndodhë.

Unë mendoj se opozita parlamentare nuk është palë politike. Nuk përfaqëson një organizëm politik të sajin. Palët politike janë ulur në Këshillin Politik dhe nën vëmendjen e partnerëve ndërkombëtar dhe kanë firmosur reformën zgjedhore. Ata që nuk janë votuar nuk mund të vendosin rregulla për ata që janë në sistem. PD duhet të maksimizojë fitoren", u shpreh Duma. 

2011 apo 2017?

Energjia që i ka dhënë shqiptarëve ka motivuar ka ngritur motorët e betejës tek të gjithë. Kush është në politikë ndjen dhe nuhat se rotacioni po ndodh. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco