Duma: Në vende të sigurta për deputetë të jenë ata që kanë sakrifikuar

Duma: Në vende të sigurta për deputetë të jenë ata që kanë sakrifikuar

22:42, 06/07/2020
A+ Aa A-

Në vende të sigurta për deputetë dua të shoh ata njerëz që kanë sakrifikuar këto vite.

I këtij mendimi është ish-deputetja Grida Duma sa i përket hapjes dhe afrimeve të reja në Partinë Demokratike.

Sipas Dumës, ata që kanë sakrifikuar në opozitë nuk lëshojnë në garë zgjedhore pasi ai është investimi i tyre.

"Unë do flas në parim. Nëse kushdo që në këto momente vendoset në pozita reale, pa konflikte interesi, unë në vend të sigurtë dua të shoh ata që kanë sakrifikuar. Ata që kanë sakrifikuar të jeni të bindur edhe sikur të jenë në pozicion të sigurtë, nuk lëshojnë një qime se është investimi i tyre. Prandaj kemi folur për lista të hapura. Unë në këtë moment mendoj se nuk ka asnjë shans se kë zgjedh kryesia nuk i hiqet emri nga lista. Nga 100 mijë anëtarë të PD nuk mund të gabohet kur të propozohet për emrat. Nëse ti ke një anëtarësi të madhe ajo të ndihmon të zbulosh vlerat. Nëse dikush merr përgjegjegjësi është vlerë demokratike", u shpreh ajo. 

Duma foli edhe për djegien e mandateve, një sakrificë shumë e madhe.

"Një grup parlamentar që e pati jetën reale 5-6 muaj mund të jepte maksimumin apo të vepronte si një orkestër. Perfeksionimet e grupit i takojnë liderit. Më shumë se gjysma e atij grupi ka qenë deputet.  Personalisht jetën politike nuk e kam parë nga foltorja e parlamentit", tha Grida Duma. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

tirana07/07/2020 11:52

Diku nga fillimi i intervistes se saj znj.Duma leshoi nje ide jo shume te sakte , lidhur me ftesat qe mund te beje PD per ata " intelektuale te shquar " qe punojne jashte vendit ...???!!! Sa i takon atyre " intelektualeve " qe mund te vijne nga diaspora per te kapur ndonje llokem te majme pushteti politik ose edhe drejtuesi ekonomike , personalisht do te kisha mendimin se ata duhet te vendosen per disa arsye ne stolin e rezervave edhe ne rast se ata mund te shprehin deshirat e tyre per te ardhur ne Shqiperi . Kjo duhet bere per t'i dhene perparesi kesisoj atyre demokrateve qe kane luftuar ne kushtet e opozites super te veshtire me gaz lot-sjelles ne vendin e tij. Ndryshe nuk ka se si te formesohet nje mbeshtetje e intelektualeve qytetare te prodhimit vendas qe ne vite kane mbeshtetur PD-ne duke sakrifikuar pa diskutim shume nga jeta e tyre politiko - ekonomike se bashku me familjet e tyre . Ketyre ju takon te jene te thirrur si TITULLARE ne Formacionin e pushtetit te ardhshem te PD-se .....

Shto koment

Denonco