Hajdari: Kam bërë më shumë opozitë se opozita në 7 vjet. Ky është parlament legjitim

Hajdari: Kam bërë më shumë opozitë se opozita në 7 vjet. Ky është parlament legjitim

22:00, 06/07/2020
A+ Aa A-

Gjatë intervistës së saj për gazetarin Çim Peka në Syri TV, deputetja e opozitës parlamentare Rudina Hajdari tregoi arsyet se pse nuk e dogji mandatin e deputetes ashtu siç bëri opozita e bashkuar në grup.

Sipas Hajdarit, për protestën studentore ja vlente djegia e mandatit, për kërkesat e opozitës, jo.

"Protesta e studentëve ishte organike, kurse ajo e Bashës dhe Kryemadhit nuk ishte. Protesta e studentëve nuk ishte parë prej 30 vitesh dhe aspirohej për diçka që unë kam ardhur në Shqipëri. Ishte e denjë, e bukur dhe tregoi një zemërim të qytetarëve, tregoi pjesën më vitale të shoqërisë. Edhe sot po dolën, prapë të njëjtën gjë do thoja. Një mandat personal nuk është njësoj si 43 mandate të opozitës.

Shumë mandate të opozitës e dëmtojnë parlamentin e saj. Ka një ndryshim si dita dhe nata. Nëse vërtet do ndryshim sistemi duhet të jesh brenda sistemit. Vendimi im ishte i duhuri dhe koha e ka treguar", tha Hajdari.

Ajo sfidoi edhe opozitën e bashkuar teksa u shpreh se: "Jam nga ata opozitarë që vazhdojnë të bëjnë opozitë. Në një vit kam bërë më shumë opozitë se opozita në 7 vite", u shpreh Rudina Hajdari, ndërsa shtoi se, "ky parlament është legjitim".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

kokepalari07/07/2020 06:53

Para 7 vjetesh mos ishe ne kopesht zotrote .?

Githbo06/07/2020 23:40

Po qe eshte bo pjeshke kjo.....

Shqiptari06/07/2020 22:33

PO IK MOJ TRUPESHK!!!! KE BERE TI OPOZITE!!! E KUSH PA, VAJZA E FATMIRA HAJDARIT!! PSE NUK E KALOI MAMI VETTINGUN? A KA MORAL RUDINA TE NA JAPE LEKSIONE DEMOKRACIE, KUR MAMI I SAJ ESHTE HAJDUTE DHE GJYQTARE E KORRUPTUAR??? A KA RAUDINA PJESE TEK PALLATI 10-KATESH I MAMIT??? KE DO TE BESOJME RUDINEN APO FATMIREN??? TE FUTEN NE PARLAMENT THJESHT DHE VETEM SI E BIJA E AZEMIT, KAQ!

kavajsi06/07/2020 22:15

E ku eshte kjo opozita jote kur nuk ke lene ligj pa votuar ashtu siç i ka bere dhe i ka dashur Rama

Shto koment

Denonco