Plani për ndarjen e Kosovës/ Ahmeti: Projekt shqiptaro-serb. Ja çfarë më tha ish kreu i UNMIK

Plani për ndarjen e Kosovës/ Ahmeti: Projekt shqiptaro-serb. Ja çfarë më tha ish kreu i UNMIK

21:33, 06/07/2020
A+ Aa A-

Ali Ahmeti, kreu i BDI-së në Maqedoninë e Veriut dhe një ndër politikanët më të vjetër në trevat shqiptare, gjatë intervistës për "Çim Peka LIVE" foli edhe për projektin e ndarjes së Kosovës.

Ai solli në vëmendje një bisedë me presidentin Hashim Thaçi dhe një me ish kreun e UNMIK në Kosovë, Soren Petersen, e cila tregon shumë. 

“Unë nuk dua të jem kontribues në këtë temperaturë të lartë pasi doli në sipërfaqe një ide për ndarje. Unë ju shmanga mjeteve të informimit për disa ditë dhe bëra një takim me zotin Thaçi. Çfarë ka e vërtetë nga e gjithë kjo që flitet në media? Dua të di të vërtetën pasi nuk dua që Kosova të ketë asnjë të keqe nga ana ime. Thaçi mu deklarua se, asgjë të vërtetë nuk ka dhe unë pa konsulta me SHBA, NATO dhe BE nuk do të bëj asnjë hap të mëtejshëm. Është një ballonë për propagandë", tha Ahmeti.

A do të ishit pro një marrëveshje që parashikon ndarjen e kufijve?

"Do të jap një përgjigje që e kam dhënë para shpalljes së Pavarësisë, në 2007. Bashkëbiseduesi im erdhi në takim për 45 minuta dhe ngelëm 6 orë. Mlë tha se edhe 6 ditë, 6 muaj nuk iki pa marrë një përgjigje hipotetike. Asokohe Maqedonia ishte bombë me politika të brishta. Unë nuk pajtohesha me ndarjen e Kosovës. Kam dhënë përgjigje hipotetike: Presheva në kufijtë politikë, Medvegja në kufijtë politikë, Bujanoci në kufijtë politikë, Mitrovica e bashkur bashkë me Trepçën dhe Gazivova në Kosovë. Hipotetikisht po them. Por nuk është zgjidhje ndryshimi i kufijve se mund të ketë efekt domino. Dy ditë më pas më thirri Petersen (ish kreu i UNMIK). Pasi lexoi raportin tha: kemi informata shqetësuese që nivele të ulta në Kosovë dhe Luginën e Preshevës komunikojnë me Beogradin për një skenar të tillë. Është gjallë dhe mund ta pyesni", u përgjigj kreu i BDI, Ali Ahmeti. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco