Koronavirusi?! Qeveria e kishte mendjen te tenderat pa konkurrim

Koronavirusi?! Qeveria e kishte mendjen te tenderat pa konkurrim

19:25, 06/07/2020
A+ Aa A-

Koronavirusi ka dalë jashtë kontrollit, kurse qeveria nuk duket më e shqetësuar për situatën. Kjo për shkak se qëllimi kryesor i saj duket se kanë qenë tenderat për konkurrim. Për tre muaj, dy ministri dhe tre bashki kanë realizuar të paktën 19 tendera pa konkurrim. Objekti i kontratave ka qenë për blerjen e maskave apo desinfektantëve me qëllim parandalimin e koronavirusit.

Institucionet publike kanë prokuruar rreth 509 milionë lekë mallra dhe shërbime për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Sipas të dhënave të publikuara në APP, në total prej muajit mars janë zhvilluar 27 tendera, raporton Ora.

Procedura e konstatuar më shpesh në këto prokurime është ajo e negocimit, pa shpallje paraprake të njoftimit dhe më konkretisht në 19 raste institucionet kanë ndjekur këtë procedurë.

Institucioni me vlerën më të lartë të prokurimit me negocim është Ministria e Shëndetësisë me një fond limit prej rreth 200 milionë lekësh pa TVSH, tender për të cilin ka marrë pjesë vetëm 1 operator ekonomik detyrimisht dhe fitues.

Mungesa e konkurrencës është një fenomen i ndeshur shpesh në këto tendera, ku në 13 prej tyre nuk ka pasur garë pasi ka marrë pjesë vetëm 1 operator, i cili automatikisht është shpallur dhe fituesi.

Institucioni i dytë është Ministria e Mbrojtjes, e cila ka shpenzuar 141.5 milionë lekë për blerjen e paketave ushqimore për familjet në nevojë dhe material mbrojtëse për Forcat e Armatosura.

Në 7 raste autoriteti kontraktues ka skualifikuar të gjithë operatorët ekonomikë pjesëmarrës, përveç fituesit.

Edhe në tre bashki haset e njëjta problematikë, ku kontratat nënshkruhen pa konkurrencë e sigurisht ndër to vendin e nderit e mban Tirana me 14.6 milionë lekë.

Shpeshherë Open Data ka ndezur flamurin e kuq kur është konstatuar mungesa e konkurencës ose skualifikimi i të gjithë kompanive pjesëmarrëse në garë, duke kualifikuar vetëm fituesin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gjushi06/07/2020 21:03

Situata e ndere e Covidit eshte mjedisi me i pershtatshem per te shqyer financat e shtetit. Ata vetem ate dine te bejne me mjeshterine dhe harbutllekun me te madh.

Shto koment

Denonco