'COVID-19 party'/ Berisha denoncon deputetët e PS: Festojnë gju më gju me…

'COVID-19 party'/ Berisha denoncon deputetët e PS: Festojnë gju më gju me…

18:15, 06/07/2020
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar deputetët e maxhorancës dhe zyrtarët lokal ku sipas tij nuk respektojnë rregullat kundër COVID-19.

Berisha ka publikuar disa fotot të deputetëve të PS-së, të cilët sipas tij janë mbledhur sëbashku “gju më gju”, për të festuar.

Ndërkohë ish kryeministri shton se, Bashkia e Korçës ka organizuar me fëmijët një “Covid Party”.

Sipas Berishës, qëndrime të tilla duhet të dënohen, ndërkohë që i ka bërë thirrje qytetarëve të mos ndikohen nga sjellja e rrezikshme.

Postimi i plotë i ish-kryeministrit:

Rregullat kunder Covid 19 nuk jane per narkozyrtaret por jane veten per qytetaret!

Ketu me posht keni dy foto:

Narkodeputete dhe ndrikulla te narkoparlamentit gezojne se bashku gju me gju njeri me tjetrin.

Ne foton tjeter narkobashkia e Korçes organizon me femije “Covid19 party” apo festen e infektimit nga covid19.

Duke denuar qendrime te tilla te papergjegjshme qe perhapin infeksionin, ju bej thirrje qytetareve te mos ndikohen nga keto qendrime shume te rrezikshme. Sot qe Covid 19 ne Shqiperi ka dale teresisht jashte kontrolli per shkak te keqmenaxhimit te keq nga Xhahili i Surrelit, ju bej thirrje qytetareve:
1-Te shmangin çdo grumbullim, shtrengim duarsh dhe te respektojne distancen nga njeri - tjetri.
2-Te vendosin masken sapo te dalin nga shtepia
3-Te respektojne rregullat e higjenes personale.

Kjo eshte beteje e gjate, keto masa jane jetike per te mbrojtur veten, familjen dhe mjedisin ku jetojme. sb

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco