Ali Ahmeti, Rudina Hajdari dhe Grida Duma/ Pas pak në 'Çim Peka LIVE'

Ali Ahmeti, Rudina Hajdari dhe Grida Duma/ Pas pak në 'Çim Peka LIVE'

18:09, 06/07/2020
A+ Aa A-

Ashtu si çdo të hënë dhe të enjte, ora 20:45, edhe sot rikthehet në ekranin e Syri TV emisioni "Çim Peka LIVE".

Në puntatën e sotme, gazetari Çim Peka do të ketë të ftuar kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, i cili vjen në Syri TV në kulmin e fushatës për zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut.

Pas politikanit shqiptar në Maqedoni, e ftuara e rradhës do të jetë deputetja Rudina Hajdari, ndërsa menjëherë pas saj ish deputetja e PD Grida Duma përballë gazetarëve Bledian Koka dhe Arion Sulo.

Aktualiteti politik, gara brenda PD-së dhe hapja e forcës kryesore opozitare në vend priten të jenë disa prej temave të debatit.

"Çim Peka LIVE" mund ta ndiqni në Syri TV dhe Syri.net duke nisur nga ora 20:45. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco