'Rihapja e PD? Ka një vullnet real për të bashkuar energjitë opozitare'/ Besnik Mustafaj rrëfen bisedën me Bashën

'Rihapja e PD? Ka një vullnet real për të bashkuar energjitë opozitare'/ Besnik Mustafaj rrëfen bisedën me Bashën

17:47, 06/07/2020
A+ Aa A-

Ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj, i ftuar në News 24, ka folur për hapjen e PD duke zbuluar edhe disa biseda personale me kreun e PD, Lulzim Basha lidhur me këtë proces.

Sipas tij, prirja e kreut të PD, është të hapë garën për deputetë, por jo që të larguarve t’u bëjë dhurata si vende në parlament apo poste në qeveri.

Ai shton se cilido i larguar, që pas ikjes nga PD ka shkuar në parti tjetër apo ka krijuar parti të re është i ftuar të garojë në PD, duke fituar besimin e demokratëve dhe jo duke kandiduar pa garë.

”Ka një konfuzion sa i përket termit hapje. Unë jam anëtar dhe nuk jam larguar për shembull asnjëherë. Në asnjë rrethanë shumë persona nuk janë larguar drejt një force tjetër. Ftesa është për një aktivizim më të madh. Personalisht mua po, por unë kam qenë më pranë me PD, kontaktet nuk i kam humbur, dhe jam takuar me Bashën, edhe kur kam qenë në kritikat e mia më të forta.

Në rastin tim është si mund t’ia bëjmë që të afrojmë të tjerë. Hapja është për ata që kanë shkuar në parti të tjera, dhe kanë krijuar parti të tjera. E ngjashme me atë të 2004. Në këtë kuptim kuptoj se ka një vullnet real për të bashkuar energjitë opozitare. Flitet dhe për KOP-i 2. Krijimi i një strukture 2 Ad- Hoc. PD në platformën e saj duhet të nënkuptojë çdo të thotë hapje. Nuk them dot që është proces i vonshëm apo jo. Besoj që deri në shtator të kristalizohet. Shoh një shqetësim, se këta njerëz të kthehen në PD për t’u futur në parlament dhe për të zënë pozicione.

Në bisedën me Bashën, nuk e kam vënë këtë lloj prirje. Basha ka prirjen për të hapur garën, por jo për dhurata apo për t’iu dhënë poste.

Nuk është improvizim. Në 2000 unë kam qenë në garë për Bashkinë e Tiranës, unë dola me Bamir Topin, zgjodhi Anëtarësia. Por në 2000 nuk arriti të krijojë përvojë politike. Tani ka më shumë se një vit, më ka thënë Basha, Fondacioni i Konservatorëve Britanike po punon për krijimin e një skeme si në Britani. Vlerësues për elitën politike lokale dhe qendrore. Mekanizmat janë ndërtuar, a do të mund të funksionojnë, këto ngelen tek ndershmëria.

Unë nuk kam pikësynim të futem në garë për deputet. Por nëse do të rikthehet cilido duhet t’i futet garës. Do ishte e pandershme dhe joproduktive nëse futen pa garë”, tha Mustafaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Valbona06/07/2020 18:49

Eshte turp qe Basha afron dhe takon kete vemje te PD qe ka shkuar me larg sesa ata qe ndershmerisht kane krijuar parti te re apo kane pasur kritika te forta. Ky eshte vetelarguar si i lodhur nga qeveria Berisha dhe pastaj ka vazhduar te shaje e ofendoje pa asnje argument Berishen. Tani ka shkuar e biseduar me Bashen per te futur si deputet djalin e tij, nese djali i tij do te behet deputet, permes gjoja kesaj skeme qe promovn ky, do te ishte turp... Me mire te futen pa gare Jozefina e Patozi sesa me gare fake djali i tij... mbetet behet keshtu deputete edhe mikesha e tij qe s'po ja nxjerr emrin kete rradhe dhe po doli te beje si i virgjer do ta nxjerr ose kety te syri ose ne nje portal tjeter nese syri refuzon ta botoje.

Shto koment

Denonco