Koronavirusi/ Meta: Kam dekretuar shtyrjen e datës së skadimit të pasaportave

Koronavirusi/ Meta: Kam dekretuar shtyrjen e datës së skadimit të pasaportave

13:22, 06/07/2020
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta ka dalë në komunikimin e përjavshëm me median, duke bërë një bilanc të punës së institucionit që ai drejton.

Ai ka bërë thirrje për të respektuar masat në këtë situatë të rëndë të pandemisë së koronavirusit.  

Gjithashtu presidenti Meta ka bërë të ditur se ka dekretuar ligjin për shtyrjen e datës së skadimit të pasaportave shqiptare me qëllim që të mos penalizohen qytetarët në kufij.

Pjesë nga deklarata e presidentit Ilir Meta:

Duke iu shprehur ngushëllim familjeve që kanë humbur njerëzit e tyre më të dashur kërkoj të respektohen me rigorozitet masat.

Është me rëndësi zbatimi i këtyre masave, sepse objektiv madhor duhet të jetë mbrojtja e shëndetit, por edhe e ekonomisë sonë.

Në funksion të këtij qëndrimi kam  dekretuar me shpejtësi dy ligje javën e kaluar, njeri prej tyre miraton aktin e vlefshmërisë së pasaportave për qytetarët që u mbaron afati.

Kjo masë mirëpritet në kushtet e pandemisë, që shtetasit shqiptarë të mos penalizohen në kufij me një dokument që i ka kaluar afati.

Këtë javë kam lëshuar autorizimin për Ministrin e Jashtëm për negocimin e marrëveshjes së draft huasë për përgjigjen e emergjencës në kuadrin e pandemisë.

Njëkohësisht dua të përshëndes votimin e Kuvendit për zgjedhjen e kryetarit të KLSH dhe më vjen mirë që kandidatura e katërt e propozuar nga Presidenti u vlerësua objektivisht. Uroj që zoti Arben Shehu ta drejtojë KLSH i paanshëm dhe i pandikuar.

Gjithashtu, para se të vija këtu kam takuar zotin Bujar Leskaj dhe e kam falënderuar për punën që ka bërë në krye të këtij institucioni.

Javën e kaluar institucioni i Presidencës i ka përcjellë institucione, opinionin e Gjykatës Kushtetues të përkthyer në gjuhën shqipe.

Dua të tërheq vëmendjen për dy prioritete: për të mos nënvleftësuar marrjen e masave më rigoroze dhe më të qarta për përballimin e pandemisë, pasi mund të kthehet në një kërcënim më të madh në ditët dhe javët që do të vijnë dhe e dyta për të plotësuar kushtet për hapjen e negociatave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco