‘Idesë së Ramës për ndarjen e Kosovës iu bashkua Blair dhe Soros’

‘Idesë së Ramës për ndarjen e Kosovës iu bashkua Blair dhe Soros’

12:01, 06/07/2020
A+ Aa A-

Ditët e fundit po ‘hapen petët e lakrorit’ sërish për çështjen e ndarjes së Kosovës.

John Bolton, ish-këshilltari i presidentit amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se shkëmbimin e territoreve e kërkuan Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiç, presidentët e Kosovës dhe Serbisë. Jo vetëm kaq, por në këtë histori ku ‘aktor kryesor’ është Edi Rama, është mpleksur edhe ish-kryeministri britanik, Tony Blair.

Por këto gjëra janë denoncuar kohë më parë publikisht nga kryetarja e Komitetit të Helsinkit në Serbi, Sonja Biserko.

Në një intervistë në tetor të vitit 2018, ajo tha se Edi Rama i ka nisur bisedimet për ndarjen e Kosovës dy vite më parë në Nish të Serbisë.

Në një intervistë për revistën Vreme, ajo do deklaronte: “Ndonëse nisma për ndarjen doli së fundi në sipërfaqe, ajo ka zier së paku për dy vite. Në të vërtetë, Beogradi gjatë gjithë kohës ka kërkuar partner në Tiranë dhe më në fund e ka gjetur atë: është kryeministri shqiptar Edi Rama. Ato bisedime (për ndarjen) filluan para dy vitesh kur Rama ishte në Nish, por këto atëbotë e zbuluan Uashingtoni dhe Londra”.

Më vonë, shtoi Biserko, idesë për ndarjen e Kosovës iu bashkuan dhe një sërë figurash të njohura nga Perëndimi, siç është Wolfgang Petritsch, i cili punon për një zyrë avokatore që lobon për qeverinë serbe, pastaj Tony Blair, ish-ambasadori amerikan në Beograd, Cameron Munter, Aleks Soros, por edhe Ivan Vejvoda, Jelena Miliç, Ivan Krastev…

Biserko thotë se edhe pse është shitur si ide amerikane, “asnjë zyrtar amerikan nuk ka thënë se është për ndarjen e Kosovës”.

Sipas saj, Aleks Soros, i biri i filantropit të njohur, ka zhvilluar një diplomaci shëtitëse mes Vuciç, Thaçit dhe Ramës për këtë ide.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

TURI I BESES06/07/2020 15:14

O plehra e shifni kë keni votuar o dele vesh prera,o kecat e rames...popull i tredhur menderisht .pa eshter pa tru dhe antikombetar

Art06/07/2020 13:26

Epo te gjithë per Serbin per kombin tonë as tanet. TURP TURP TURP SI KANE FYTYRE E DALIN PARA KAMERAVE E BEJNE MORAL BURGU ESHTE PAK PER JU VAFSHI NE FERR!

Arberi 06/07/2020 12:29

Edi Rama duhet burgos urgjent per tradheti kombetare

Shto koment

Denonco