Basha: Nuk premtoj mrekulli, po 100 milionë euro subvencion për fermerët

Basha: Nuk premtoj mrekulli, po 100 milionë euro subvencion për fermerët

10:29, 06/07/2020
A+ Aa A-

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, nga fushat e Progrit, ku është takuar sot me fermerët e Devollit, ka bërë një premtim, një zotim, që do të jetë prioriteti i qeverisjes së ardhshme të drejtuar prej tij.  

“Prioritet absolut për qeverisjen e ardhshme , - tha Basha, - do të jetë mbështetja totale e sektorit të prodhimit rural: bujqësi, blegtori dhe sektorët e tjerë e natyrisht edhe agropërpunimi. Po, agropërpunimi. 2000 kuintalë patate vetëm nga kjo familje, familja Dede.

Imagjinoni që këtu me anë të subvencionit të ngrihet një fabrikë përpunimi patatesh, “patatina” le të themi, siç janë bërë në Kosovë, për t’i shitur në tregun e brendshëm, për t’i eksportuar.

Një shtet në krah të punës, në krah të njerëzve punëtorëve – kjo është motoja ime dhe ky do të jetë realiteti në qeverisjen e ardhshme. Nuk premtoj asnjë mrekulli dhe nuk ka nevojë për asnjë mrekulli e as lëmoshë. Ka nevojë vetëm për një qeveri dhe kryeministër që mendon me këta, ndien dhimbjen e tyre dhe bën gjithçka për ta.

Në programin tonë për 100 milionë euro subvencione çdo vit ne jo vetëm do ta nxjerrim fermerin shqiptar nga kriza, jo vetëm do ta ndihmojmë të konkurroje denjësisht në tregun e brendshëm, ne do ta ndihmojmë të eksportojë"

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

tirana06/07/2020 10:45

Jane me se te mjaftueshme 100 milion euro per te mbeshtetur me fonde financiare falas nga buxheti i shtetit , te pakten 80 - 100 mije fermere perimesh , frutash dhe blegtore . Ky numer fermeresh eshte ne gjendje qe te rrise prodhimin vendas nga 5 - 7 % çdo vit me kete sasi investimesh vjetore ne sektorin e bujqesise ne teresi . Sa per agroperpunimin , ai le te mbeshtetet me kredi me interesa fare minimale . Vetem se duhet transparence e larte dhe jo korrupsion nga ana e administrates shteterore qe do te merret me kete pune .

Shto koment

Denonco