Salianji: Rotacioni është formalitet, pret vetëm datën e zgjedhjeve

Salianji: Rotacioni është formalitet, pret vetëm datën e zgjedhjeve

09:21, 06/07/2020
A+ Aa A-

"Padurim për ndryshim!". Kësisoj e ka emërtuar situatën në Korçë, Ervin Salianji, ish-deputeti i PD, i cili ka shoqëruar kryetarin e PD Lulzim Bashën gjatë takimeve me qytetarët.

"Kurrë më parë nuk e kisha parë situatën si  të dielën në Korçë, - ka shkruar ai në Fb. -  Padurimi për tu takuar me kryetarin e opozitës Lulzim Basha dhe vërshimi i qytetarëve në çdo rrugicë dhe çdo hap që hidhej, për të shprehur dhe ngritur zërin për shqetesimet e tyre, për pamundësinë për të siguruar jetesën e përditshme!

Nuk i ngjante halli hallit, por bashkoheshin të gjithë tek nevoja për ndryshim, tek përbuzja ndaj përfaqësuesve të qeverisë. Qeveri që ka kaluar nga braktisja e qytetareve, në zhvatjen e qytetarëve.

Varfëria e tejskajshme nuk iu ul dot kurrizin shqiptarëve, ndryshimi po vjen, qytetarët janë në ballë të ndryshimit! - ka nënvizuar Salianji. - Rotacioni êshtë formalitet dhe pret vetëm datën e zgjedhjeve, ndryshimi do të vijë nga qeveria e Partisë Demokratike," - ka theksuar ai në përfundim të mesazhit të tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Qazimi06/07/2020 10:59

Dmth,sipas Salianjit PD do vij ne pushtet vetem se populli eshte merzitur me PS ?! Dhe PD ska pse konsumohet shume ne fushate se ka ardhur koha per rrotacion ! Kush e keshillon Bashen me kete teori po e merr ne qafe,PD te mbledhi bythen dhe te behet realiste se perndryshe do rri dhe 4 vjet opozite po nuk ja mbushi mendjen popullit qe do qeverisi ndryshe nga keta qe jane.

Shto koment

Denonco